Brexiti nuk i prek firmat zvicerane

Referendumi për Brexitin nuk ka pasur ndonjë ndikim thelbësor në biznesin e firmave zvicerane. Shumica e ndërmarrjeve situatën ekonomike e vlerësojnë si gjithnjë e më të kënaqshme, pavarësisht pasigurive momentale.

Foto: worradirek / Shutterstock

Brexiti deri më tani nuk ka lënë gjurmë frenuese në ekonominë zvicerane, shkruan Neue Zürcher Zeitung. Sipas një anketimi të Qendrës për Hulumtimin e Konjunkturës të ETH-së në Cyrih me 4’500 ndërmarrje, votimi i Britanisë së madhe për daljen nga Unioni Europian nuk ka pasur ndonjë efekt thelbësor në situatën e biznesit në korrik. Për më tepër, indikatori i gjendjes së biznest në krahasim me një muaj më parë është ngritur për 0,9 pikë duke shkuar në 8,9 pikë dhe e ka vazhduar trendin rritës që ka marrë hov në pranverë. Për krahasim, në janar indikatori qëndronte te 3,5 pikë.

Ndonëse, biznesei ka njohur zhvillime të ndryshme, varësisht nga bransha. Gjendja në tregtinë e imët, në industrinë e përpunimit dhe në gastronomi është ftotur, kurse situata në ndërmarrjet e tregtisë së madhe është përmirësuar ndjeshëm. Një rritje të lehtë ka përjetuar edhe sektori financiar. Edhe sektori i shërbimeve situatën e vlerëson të kënaqshme. Gjendja ka ngelur e pandryshuar në sektorin e ndërtimit.

Nga kënvështrimi regjional, bie në sy një relaksim në Zvicrën lindore, regjion i cili kishte vuajtur që nga heqja e kursit minimal të euros vitin e kaluar. Gjendja njëlloj është përmirësuar edhe në Cyrih dhe në rajonin e Gjenevës. Situata paraqitet më e vështirë me firmat në Tesinë dhe para së gjithash në rajonin e Zvicrës qendrore, asaj të mesme dhe në atë veriperëndimore. ks