Braktisja e Islamit nga myslimanët

«Terroristët e ISIS-it po i përzënë myslimanët nga besimi i tyre», transmeton «20 Minuten». Por ka edhe arsye tjera për konvertimi.

Te myslimanët është rritur gatishmëria për ta ndërruar besimin, raporton «20 Minuten». Kryesisht për shkak të mizorive të ISIS-it, transmeton ajo. Kjo del nga një studim i Pew Research Center. «Dhuna dhe detyrimi që ushtrojnë ekstremistët, shumë myslimanë i kanë shndërruar në ateistë ose të krishterë», thotë raporti.

Nuk ka shifra për sa i përket Zvicrës, por në Gjermani 3’500 myslimanë në vit i dedikohen krishtërimit. Kjo nuk e befason presidenten e Forumit për një Islam Përparimtar, Saïda Keller-Messahli, transmeton media. Sipas saj, ISIS-i nuk është arsyeja e mirëfilltë e konvertimeve. Ky është një fenomen që po vazhdon prej vitesh dhe më shumë lidhet me realitetin shoqëror e armiqësor ndaj njeriut në shumicën e vendeve myslimane. Për më tepër, Jezui e ka vendin e tij të nderuar në Islam, prandaj për shumë myslimanë ai nuk është i huaj. Keller-Messahli i thotë medies se shumë myslimanë janë përshëndetur fshehurazi me besimin e tyre. «Ata shohin që në vendet myslimane në të gjitha sferat e jetës mbretëson posaçërisht dhuna, që individit nuk i njihet asnjë liri dhe që feja shërben si një instrument dhune.»

Sipas Pascal Gemperli, zëdhënës i Federatës së Organizatave Islame të Zvicrës «personat në Zvicër që nuk dinë shumë për besimin e tyre e kanë më të lehtë kalimin në një fe tjetër – qofshin këta myslimanë ose ithtarë të një besimi tjetër.» Sociologu Farhad Afshar thotë se janë para së gjithash të rinjtë ata që e humbasin fenë. Sipas tij, kjo i prekë më shumë drejtimet fetare që kanë më pak ritualitet.

Braktisja e Islamit për shkak të terrorit të ISIS-it kryesisht është vrojtuar te kurdët. Profesori di edhe një arsye tjetër për konvertimet, dhe kjo është: azili. Ai vet njihka disa myslimanë, të cilët janë konfertuar për të mos e humbur lejen e qëndrimit në Zvicër. Me këtë ata mund të justifikohen se në vendlindjen e tyre, si të krishterë, janë të rrezikuar.