Brahimi kthehet te Grasshopperi




Mesfushori kosovar Mërgim Brahimi (23) të martën ka kaluar te skuadra e madhe zvicerane, Grasshopper.

 

Në fakt Brahimi është kthyer te Grasshopperi, pasi te kjo skuadër kishte luajtur më herët. Ai ka firmosur për tri vite, ndërsa u transferua nga Wohleni i kategorisë së dytë. Lajmin e ka bërë të ditur Grasshopperi në sajtin zyrtar. Brahimi në moshën 10-vjeçare i ishte bashkuar Grasshopperit, ndërsa kishte luajtur edhe për skuadrën e parë të këtij klubi. Në tri edicione të ndryshme luajti 31 ndeshje në elitën zvicerane, raporton Koha Ditore.

Grasshoperi e huazoi fillimisht te Aarau e më pas te Wohleni. Vjet Wohleni e transferoi për ta kthyer prapë te Grasshopperi të hënën. Brahimi ka luajtur për Shqipërinë U-21 e Shqipërinë A, për Zvicrën U-21 e tani është pjesë e përfaqësueses së Kosovës.