Botimet KOHA sot me ripublikim të veçantë të Kushtetutës së Kaçanikut [dokument]

Botimet KOHA, me rastin e 25 vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka ribotuar të plotë tekstin e saj.

Libërthi do të shpërndahet sot në Kaçanik, në kuadër të manifestimeve që do të mbahen për shënimin e ditës, e cila është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës. Një pjesë e tyre do të mbetet për t’u shpërndarë nëpër bibliotekat e Kosovës, transmeton Koha.net.

Kushtetuta ishte miratuar nga delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 7 shtator 1990, pak kohë pasi ata kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë, më 2 korrik të atij viti dhe pas suprimimit arbitrar të institucioneve të pushtetit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

Në preambulë të Kushtetutës thuhet kështu:

Duke u mbështetur në traditën demokratike shekullore përparimtare e liridashëse të kombit shqiptar dhe të pjesëtarëve të nacionaliteteve të tjera të Republikës së Kosovës,

duke u mbështetur në luftërat çlirimtare dhe në luftën e përbashkët antifashiste, që të mbrojë qënien dhe pavarsinë e vetë si komb,

duke synuar sigurimin e mirëqenies së përgjithshme të popullit, të humanitetit dhe të vendosjes së lirisë, barazisë dhe drejtësisë për vete dhe për breznitë që vijnë,

duke synuar një shoqëri demokratike me rritje të vazhdueshme të pasurisë së popullit, me arsim, shkencë e kulturë përparimtare, me një zhvillim të gjithanshëm të personalitetit të individit,

duke u nisur nga e drejta që populli të përcaktojë lirishtë, kurë dhe si ai dëshiron, pozitën e subjektivitetin e vetë politik dhe lirisht të zbatojë të drejtën për zhvillim të vetë të pavarrur ekonomik, shoqërorë e kulturor,

duke u nisur nga e drejta që lirisht të disponojë me pasuritë e veta natyrore, me burimet dhe me mjetet vetjake për ekzistencë e zhvillim,

duke u nisur nga synimet për krijimin e shtetit juridik demokratik mbi bazat juridike e sociale mbi të cilat sigurohen e realizohen të drejtat nacionale, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit, drejtësia shoqërore, solidariteti, mirëqënia, përparimi individual e shoqërorë dhe dinjiteti i plotë i njeriut,

duke u siguruar të drejtat e plota pjesëtarve të nacionaliteteve të tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës,

duke realizuar dëshirën që sipas vendimit të lirë vetjak të vazhdojë rrugën e demokracisë,të drejtësisë shoqërore, të paqes dhe të miqësisë midis popujve,

duke u nisur nga përcaktimi se vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror, vullnet të cilin ai e ka shprehur në mënyrë plebishitare për vetëpërcaktimin e subjektivitetit të tij politik- juridik,

duke garantuar të drejta të plota të njeriut dhe të qytetarit për te gjithë qytetarët, Kombi shqiptar i Republikës së Kosovës në pajtim të plotë me parimet e demokracisë e të barazisë dhe në bazë të së drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje, dhe

duke u bazuar në DEKLARATËN E PAVARËSISË SË 2 korrikut l990.

Ky është teksti i plotë i Kushtetutës së Kaçanikut