Bordet e ndërmarrjeve të stërmbushura me persona politikë

Bordet e çdo ndërmarrjeje dhe poste të tjera publike janë stërmbushur me persona politikë, raporton KTV.




Madje, këto pozita janë pikat kryesore, ku partnerët e koalicionit PDK-LDK po rehatojnë të afërmit e tyre.

Qeveria ka marrë vendim për t’i emëruar disa persona të tjerë politikë nëpër bordet e ndërmarrjeve publike. Ka qenë vet LDK-ja e kryeministrit Isa Mustafa, e cila në kohën kur ishte në opozitë kishte akuzuar me të madhe PDK-në, për uzurpim të bordeve të ndërmarrjeve publike që e ka vazhduar këtë praktikë.

Sepse as kjo parti nuk ka mbetur keq në këtë aspekt.

Në një hulumtim të organizatës «Çohu» del se 249 persona të emëruar prej vitit 99 e deri në fund të vitit 2014 kanë lidhje ose janë pjesëtarë të partive politike, pa i llogaritur këtu emërimet e reja që po i bën qeverisja e kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërkohë, në emërimet e fundit, Qeveria emëroi Mërgim Lushtakun, djalin e kryetarit të Skenderajt, anëtar të bordit të «Ibër Lepencit».