Bohema ime




Kam ikur duarbosh dhe xhepashkyer

Me bluzën e holluar si napë e ronitur

Shkoja nën qiell, o Muzë, unë poet ashiku

Gjithë ç`mu fanit qe ëndërr e shkëlqyer!

 

Të shkurtëra kilotat i pata, dhe me vrima

Nën udhë prapa lashë shkokluar poezinë

Harushën e Madhe mora për bujtinë

Më grishnin yjëzit shtëtitës me vizllima.

 

I ulur buzë udhe e ndieja shtatorin

Në netët e vakëta kur pika vese më vesonin

Flakëruese në shpirt si kupat e verës,

 

Rima bëra mes hijesh fantastike

Porsi telat e lirës i akordova llastikët

Shojeve t`grisura, këmbë zgjatim i zemrës

 

Përktheu: Sokol Zekaj