Bllokohen xhirollogaritë e borxhlinjve të tatimit në pronë

Komuna e Vitisë ka filluar një aksion për mbledhjen e borxheve të tatimit në pronë përmes bllokimit të xhirollogarive të qytetarëve borxhlinj dhe ndalimin e pasurisë si hipotekë, shkruan sot Koha Ditore.

Këto masa nga autoritetet komunale janë ndërmarrë në kuadër të planit të veprimit për arkëtimin e të hyrave vetjake për këtë vit.

Borxhin që kanë qytetarët e Vitisë ndaj komunës për tatimin në pronë është mbi 2 milionë euro dhe i njëjti daton nga viti 2002.

Organet komunale vlerësojnë se edhe vitin e kaluar kanë ndërmarrë një aksion të tillë i cili ka rezultuar me një nivel të kënaqshëm të arkëtimit të të hyrave vetjake.

Ibrahim Rama, drejtor për Buxhet dhe Financa, ka thënë se ata do të vazhdojnë aksionin për bllokimin e xhirollogarive nëse qytetarët nuk i shlyejnë këto obligime, përcjell koha.net. Ai deklaron se grumbullimi i këtyre të hyrave do të shkojë për investime kapitale për vetë qytetarët.