Policia: Nuk ka pasur asnjë sulm ndaj autobusit me lojtarë serbë

Policia e Shqipërisë ka hedhur poshtë shkrimin e gazeta serbe, Blic se autobusi me lojtarë serbë është sulmuar me gurë nga disa huliganë, siç i quan ajo, disa kalimtarë në rrugët e Tiranës.




Por, policia e shtetit, sipas Ora News, ka thënë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj autobusit me lojtarë serbë.

Blic: Autobusi me lojtarë serbë u godit me gurë

Gazeta serbe, Blic, ka shkruar se autobusi që ka transportuar lojtarët serbë nga aeroporti deri në hotel është goditur me gurë, nga «Shqiponjat», transmeton Koha.net.

Autobusi ka qenë pothuaj ngjitur me aeroplanin, por ai rrugës deri te hoteli, ku janë vendosur lojtarët,sulmuar me gurë.

Policia ka bllokuar çdo gjë, por huliganët, siç i quan gazeta Blic kalimtarët e rrallë, ia dolën të shkaktojnë trazira dhe ta sulmojnë autobusin me lojtarët serbë.