Blerja e një veture të re përçan partnerët e koalicionit në Kamenicë




Hapja e procedurave të prokurimit publik për blerjen e një veture të re nga Komuna e Kamenicës për nevoja të veta, ka bërë që të lindin mosmarrëveshjet midis dy partnerëve të koalicionit që bashkëqeverisin komunën: PDK dhe AKR, shkruan sot Koha Ditore.

 

Këta të fundit e akuzojnë partnerin e tyre qeverisës PDK-në, e cila drejtohet nga kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, se nuk është duke vendosur prioritet siç duhet sa u përket investimeve kapitale, siç është ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për qytetarët. Por paranë publike e shpenzojnë për blerje veturash të reja.