Biletashitësi që përpiqet ta shpëtojë Vushtrrinë




Fehmi Llausha ka një agjenci udhëtimesh në Vushtrri. Punë e tij është të shesë bileta. Por, me sa duket, ai është i vetmi biletashitës në botë që refuzon të shesë bileta për të penguar ikjen e bashkëkombësve të tij nga Kosova. Gazeta zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» boton një portret të tij.

Kur flet Fehmi Llausha tingëllon si një njeri të cilit i kanë vdekur miqtë përreth. Në fakt miqtë e tij janë larguar. «Miku im më i mirë është në Linz të Austrisë. Një është në Hamburg. Dy fqinj kanë shkuar në Suedi me fëmijët e tyre», tregon Llausha për gazetën zvicerane «Neue Zürcher Zeitung». Me këpucë të shqyera ky 48-vjeçar qëndron me orë të tëra në shkallët e agjencisë së tij turistike në Vushtrri. Biznesi i tij ec keq. Sepse Fehmiu shet ëndrra, të cilat nuk mund t’i blejë askush. Ai shet bileta për të udhëtuar në botën e madhe. Por, kush ka arritur tashmë e ka braktisur Vushtrrinë, shumica përmes rrugës ilegale. Thuhet se para pesë viteve në këtë qytezë kosovare kanë jetuar 70 mijë veta. Tani, sipas banorëve, këtu jeton një e treta e tyre. Sipas Fehmi Llaushës nga Vushtrria janë larguar 17 mijë njerëz – vetëm gjatë këtij dimri! «Ata vinin te unë dhe kërkonin bileta për autobusin për Beograd», tregon ai, «deri në 100 veta vinin çdo ditë. Të gjithë i kam përzënë. Nuk shes bileta të tilla, u thosha. Dua që populli im të qëndërojë në vendin e vet». Në vërejtjen se ai ka mundur të bëjë para duke shitur bileta për refugjatët ekonomikë, Lluasha përgjigjet: «Sigurisht kam mundur të shes bileta në vend të 15 apo 20 euro për 40 euro. Por, nuk kam dashur. Nuk është mirë për popullin nëse gjysma e qytetit zhduket. Kur është luftë secili e kupton se njerëzit ikin. Por, këtu s’ka luftë, kjo është gjendja normale». Fehmi Llausha nuk ka udhëtuar kurrë në botën e jashtme – dhe nëse ka shumë fat ai për çdo muaj mezi i fiton 400 euro, me të cilat duhet të paguajë qiranë për agjencinë e tij turustike dhe për banesën prej 75 metrash katrorë, ku jeton me gruan e tij dhe me tre fëmijët.

Gjendja normale në Kosovë është bërë e padurueshme. Mungesë perspektive, premtime të përhershme të politikanëve se do të bëhet mirë. Pikërisht këta politikanë janë fajtorë për gjendjen e vendit, thotë Llausha. «Nuk po them një parti. Secila parti! Të gjitha punojnë vetëm për interesat e veta, jo për popullin. Ish-kryeministri Hashim Thaçi bart këpucë në vlerë prej 2000 euro, pa shikoni këpucët e mia!» Fehmi Llausha nuk ka askënd në botën e jashtme që i dërgon para. Në vitin 2013 kosovarët jashtë vendit kanë dërguar në atdhe 620 milionë euro. «Nuk duam që të na dërgoni para, por që të na ndihmoni me mikrokredi», thotë LLausha. Kështu ndoshta mund të ndërtohen fabrika, të hapen vende pune. «Por, Europa neve na ka harruar».Fehmi Llausha ka një agjenci udhëtimesh në Vushtrri. Punë e tij është të shesë bileta. Por, me sa duket, ai është i vetmi biletashitës në botë që refuzon të shesë bileta për të penguar ikjen e bashkëkombësve të tij nga Kosova. Gazeta zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» boton një portret të tij.

Kur flet Fehmi Llausha tingëllon si një njeri të cilit i kanë vdekur miqtë përreth. Në fakt miqtë e tij janë larguar. «Miku im më i mirë është në Linz të Austrisë. Një është në Hamburg. Dy fqinj kanë shkuar në Suedi me fëmijët e tyre», tregon Llausha për gazetën zvicerane «Neue Zürcher Zeitung». Me këpucë të shqyera ky 48-vjeçar qëndron me orë të tëra në shkallët e agjencisë së tij turistike në Vushtrri. Biznesi i tij ec keq. Sepse Fehmiu shet ëndrra, të cilat nuk mund t’i blejë askush. Ai shet bileta për të udhëtuar në botën e madhe. Por, kush ka arritur tashmë e ka braktisur Vushtrrinë, shumica përmes rrugës ilegale. Thuhet se para pesë viteve në këtë qytezë kosovare kanë jetuar 70 mijë veta. Tani, sipas banorëve, këtu jeton një e treta e tyre. Sipas Fehmi Llaushës nga Vushtrria janë larguar 17 mijë njerëz – vetëm gjatë këtij dimri! «Ata vinin te unë dhe kërkonin bileta për autobusin për Beograd», tregon ai, «deri në 100 veta vinin çdo ditë. Të gjithë i kam përzënë. Nuk shes bileta të tilla, u thosha. Dua që populli im të qëndërojë në vendin e vet». Në vërejtjen se ai ka mundur të bëjë para duke shitur bileta për refugjatët ekonomikë, Lluasha përgjigjet: «Sigurisht kam mundur të shes bileta në vend të 15 apo 20 euro për 40 euro. Por, nuk kam dashur. Nuk është mirë për popullin nëse gjysma e qytetit zhduket. Kur është luftë secili e kupton se njerëzit ikin. Por, këtu s’ka luftë, kjo është gjendja normale». Fehmi Llausha nuk ka udhëtuar kurrë në botën e jashtme – dhe nëse ka shumë fat ai për çdo muaj mezi i fiton 400 euro, me të cilat duhet të paguajë qiranë për agjencinë e tij turustike dhe për banesën prej 75 metrash katrorë, ku jeton me gruan e tij dhe me tre fëmijët.

Gjendja normale në Kosovë është bërë e padurueshme. Mungesë perspektive, premtime të përhershme të politikanëve se do të bëhet mirë. Pikërisht këta politikanë janë fajtorë për gjendjen e vendit, thotë Llausha. «Nuk po them një parti. Secila parti! Të gjitha punojnë vetëm për interesat e veta, jo për popullin. Ish-kryeministri Hashim Thaçi bart këpucë në vlerë prej 2000 euro, pa shikoni këpucët e mia!» Fehmi Llausha nuk ka askënd në botën e jashtme që i dërgon para. Në vitin 2013 kosovarët jashtë vendit kanë dërguar në atdhe 620 milionë euro. «Nuk duam që të na dërgoni para, por që të na ndihmoni me mikrokredi», thotë LLausha. Kështu ndoshta mund të ndërtohen fabrika, të hapen vende pune. «Por, Europa neve na ka harruar».