Bie shkalla e dhunës te gjenerata e dytë e emigrantëve

Të rinjtë janë më pak të dhunshëm se para pesë viteve. Dhe, arsyeja është se të rinjtë nga ish Jugosllavia ndërkohë janë integruar. Kështu thonë statistikat dhe speccialistët.

Foto: deepspace / Shutterstock.com

Numri i delikteve tek të rinjtë e grupmoshës 15 deri 24 vjeç brenda pesë viteve ka rënë për 40 për qind. Kështu thonë të dhënat më të reja të Suva-s. Më parë ai kishte shkuar duke u rritur.

Dhe, përgjegjës për këtë dhunë që mbretëronte më herët llogariten në masë të madhe të rinjtë nga ish Jugosllavia, sigurojnë specialistët e Suva-s. Shkalla ndjeshëm e lartë e dhunës dhe e kriminalitetit te këta të rinj lidhet me traumat e tyre që sillnin me vete, ka transmetuar televizioni dhe radioja publike zvicerane.

Ky është një opinion që e ndajnë edhe specialistët e integrimit. Ata mendojnë që këta të rinj, dikur problematikë, tani janë shtruar, sepse pjesërisht janë martuar dhe kanë krijuar familje. Thjesht gjenerata e dytë e migrantëve të ardhur në fillim të viteve të ’90-ta në Zvicër ndërkohë janë integruar mirë. Punësimi është rritur, sikurse edhe ndjekja e gjimnazit, ndërkohë që ka rënë papunësia e tyre.

Realisht ka rënë dhuna edhe tek grupet e tjera të popullatës. Ndonëse ka ende më shumë dhunë se para 20 viteve. ks