Bie lexueshmëria e shtypit zviceran

Mediat e shtypura po humbasin në një masë të mirë popullaritetin. Në një krahasim vjetor, kanë humbur lexueshmërinë sidomos magazinet javorë dhe mujorë, raporton Neue Zürcher Zeitung duke iu referuar një hulumtimi në këtë fushë.

Pothuajse nuk ka një medie të shtypur që shënon rritje. Përveç nëse fuzionohet me një tjetër, apo përfiton nga lëvizjet e konkurrentit në treg, konstaton NZZ. Këtë zhvillim që po zgjat prej vitesh e konfirmojnë të dhënat më të fundit në këtë fushë nga intervistimi i 19’000 lexuesve, që është zhvilluar në harkun kohor tetor 2013 deri shtator 2014.

Një përjashtim në këtë trend të humbjes së lexueshmërisë përbën magazini për Livestyle «Land-Liebe», i cili brenda një viti thuhet ta ketë rritur atë për 17 për qind. Media identifikohet me një trend të vrojtuar prej një dekade që inskenon jetën e lumtur në fshat – një model i afirmuar nga revista gjermane «Landlust».

Për sa i përket shtypit ditor, spikat gazeta «Zürcher Unterländer» me një rritje prej 28 për qind. Ajo po përfiton prej lëvizjeve të gazetës «Neue Bülacher Tagblatt». Rritje të tjera domethënëse në shtypin ditor nuk po identifikohen. Edhe shtypi i fundjavës, i cili një kohë ka shënuar lexueshmëri të madhe, ka arritur një pikë ngirjeje. Edicionet «Sonntags-Blick» dhe «NZZ am Sonntag» bilez kanë shënuar rënie.

Disa gazeta ditore dhe javore humbjen e lexueshmërisë së tyre mundohen ta kompensojnë me edicionet e tyre onlajn. Te shtypi falas bie në sy rënia e madhe e «Blick am Abend» me shtatë për qind. Editori i saj e shpjegon këtë rënie me orientimin e lexuesve kah edicionet onlajn dhe me zvogëlimin e tirazhit të medies.

Në një krahasim vjetor shquajnë humbjet e qarta të mediave të ilustruara, siç është «Schweizer Illustrierte», «Geo» «Annabelle», «Bolero» dhe «Beobachter Natur». Koha nuk punon jo vetëm për tregun e gazetave, por as për atë të revistave. Disa botues të mëdhenj i kundërvihen këtij trendi duke shpallur themelimin e një shtëpie të përbashkët botuese. Në zvicrën franceze magazinet e ngjashme qëndrojnë më mirë me lexueshmërinë, pohon NZZ, ndonëse në krahasim me një vit më parë edhe ato kanë shënuar rënie. / ks

Foto: © Fahredin SPAHIJA