Biblioteka Kombëtare e Kosovës do 18 mijë euro për programin e pashfrytëzueshëm

Prishtinë, 7 tetor - Biblioteka Kombëtare e Kosovës «Pjetër Bogdani» planifikon të paguajë mirëmbajtjen e një programi, të cilin nuk e shfrytëzon as 50 për qind. Institucioni më i lartë bibliotekar në vend i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Kulturës duke kërkuar që të paguhen afro 18 mijë euro në vit për programin bibliotekar «ALEPH-500».




Programi i instaluar në BKK qysh në vitin 2005, sipas Njësisë për auditim të brendshëm të MKRS-së, nuk shfrytëzohet as deri në gjysmën e kapaciteteve që ofron sherri që institucioni nuk posedon staf që mund ta bëjë këtë punë, shkruan sot Koha Ditore.

Pavarësisht kësaj BKK-ja ka vendosur të paguajë mirëmbajtjen e këtij softueri për menaxhimin e njësive bibliotekare dhe lidhjen e tyre në rrjet bibliotekash edhe për një vit.

«Nuk e dimë si e ka dhënë këtë konstatim auditori, sepse është çështje teknike. Edhe nëse vetëm 2 për qind shfrytëzohet, mirëmbajtja e programit duhet të paguhet. Sa shfrytëzohet është çështje e jona e jo e kompanisë që bën mirëmbajtjen», ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit në BKK-së, Tefik Mehmeti. Ai ka pranuar se si institucion kanë telashe me këtë program. Ka thënë se në fillim të këtij viti ka kërkuar nga Ministria e Kulturës që së bashku me institucionin që udhëheq ta formojnë një komision profesional për këtë çështje.

«Është e vërtetë që është pak i kushtueshëm. Ndoshta edhe të tjerët kushtojnë kështu. Edhe tash kam biseduar me MKRS-në dhe duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë, por ne nuk mund ta ndërpresim punën me këtë program pa e pasur një tjetër», ka thënë Mehmeti.

Brenda ditës së martë në Ministrinë e Kulturës nuk kanë pasur përgjigje se si do të veprohet në raport me pagesën. Por zyrtari për biblioteka në MKRS, Ramadan Beshiri, pagesën për këtë program e ka konsideruar të njëjtë me hedhjen e parave