Bibaj i Ferizajt kërkon mbështetjen e Komunës për projektet e fshatit

Bibaj/Ferizaj, 1 shtator – Nëpërmjet një letre dërguar kreut të Ferizajt, Muharrem Sfarqa, dhe kryesuesit të Kuvendit, Faruk Guri, banorët e fshatit Bibaj ia kanë numëruar Komunës prioritetet e fshatit duke kërkuar realizimin e tyre.

Letra është nënshkruar nga kryetari i fshatit, Faton Haxhisalihu, teksa janë listuar disa rrugë të cilat po presin ndërhyrjen e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

«Ne kërkojmë nga ju, i nderuari zoti kryetar, që të na realizoni disa nga prioritetet e fshatit që janë me një urgjencë për disa lagje të fshatit në mirëmbajtjen e rrugëve të cilat kanë nevojë për të bërë një shtresë me zhavorr, ku iu mundësohet qytetarëve të fshatit Bibaj të lëvizin më lehtë, sepse disa nga këto rrugë kanë vështirësi në lëvizje si nga automjetet, dhe po ashtu në lëvizjen në këmbë», thuhet, ndër të tjera, në letër. Nëpërmjet saj, Haxhisalihu ka kërkuar nga Komuna që të ndërrohet lokacioni për ndërtimin e një çerdheje publike në fshat. Në vend se të ndërtohet në afërsi të xhamisë, banorët kanë kërkuar që ajo të bëhet në afërsi të shkollës «Muharrem Shemsedini».

«Ky lokalitet është i përshtatshëm për dy fshatrat, si atë Bibaj ashtu edhe të Fshatit të Vjetër», thuhet në kërkesën e fshatit Bibaj. Në të gjithashtu, kryetari Haxhisalihu ka kërkuar nga Komuna që të përfshihen në prioritetet komunale: asfaltimi i rrugës «Bajrush Bibaj», kanalizimi në tetë rrugë të fshatit dhe rregullimi i ndriçimit publik në tri rrugë të tjera.