Besimi është i mirë, kontrolli – i shtrenjtë




Parlamenti dëshiron ta kontrollojë më mirë të drejtën për qëndrim në Zvicër dhe ndihmë sociale të qytetarëve të UE-së. Qeveria dyshon në bilancin e levërdisë së databazave të reaja, njofton Neue Zürcher Zeitung.

Marrëveshjet për Lëvizjen e Lirë në parim e rregullojnë vetëm çështjen e emigracionit të punës. Më tej, e drejta e qëndrimit të qytetarëve të UE-së në Zvicër është e kufizuar. Qeveria e kishte sjellë një draftligj, me të cilin punëkërkues ose emigrantë në moshë pensioni përjashtohen nga e drejta për ndihmë sociale. Më këtë ajo iu përgjigj hulumtimeve dhe rekomandimeve të Komisionit të Kontrollit të Punës së Parlamentit.

Komisioni megjithatë ngeli i pakënaqur, raporton NZZ. Ai vërejti që organet e kontrollit nuk dispononin me të dhënat e nevojshme për ta kontrolluar të drejtën e qëndrimit të qytetarëve të papunë të UE-së në Zvicër. Qeveria u prononcua për këtë të premten. Ajo vjen në përfundimin që një përmbledhje e të dhënave nga Sigurimi i të Papunëve, Sigurimit i Moshës, ndihma sociale, apo nga sistemi qendror i informimit të emigracionit është i dëshirueshëm, por edhe fort i mundimshëm dhe i shtrenjtë. Para se të vendosë për një investim të tillë, Qeveria dëshiron të presë një hulumtim tjetër.

Që masat përcjellëse për Lëvizjen e Lirë janë të kushtueshme tregon edhe një raport i Kontrollit Financiar të Shtetit, i cili doli këto ditë. Për luftimin e dampingut të rrogave në vitin 2013 janë ushtruar 40’000 kontrolle. Për këtë ka pagur 11,4 milion franga vetëm Konfederata.

Për kontrolluesit financiar kjo e dhënë është në raport të zhdrejtë me të dhënat e Federatës për luftimin e punës në të zezë. Për këtë, në vitin e parafundit janë investuar katër milion franga, ndërsa janë ushtruar 12’000 kontrolle. Ky investim, sipas tyre ka qenë i pajustifikuar, aq më tepër që efektet e punës në të zezë në tregun e punës kanë qenë më të mëdha se ato të dampingut të rrogave – për të mos folur për evazionin fiskal.

Në total, kontrolli financiar iu lëshon organeve të implemntimit një dëshmi të përzier. Dispozitivi në parim është i «pranueshëm». Me këtë gjetje nuk është i kënaqur Bashkimi i Sindikatave. Ai flet për një «raport të zbukuruar» dhe këkon forcimin e sistemit të kontrollit, raporton NZZ. / ksParlamenti dëshiron ta kontrollojë më mirë të drejtën për qëndrim në Zvicër dhe ndihmë sociale të qytetarëve të UE-së. Qeveria dyshon në bilancin e levërdisë së databazave të reaja, njofton Neue Zürcher Zeitung.

Marrëveshjet për Lëvizjen e Lirë në parim e rregullojnë vetëm çështjen e emigracionit të punës. Më tej, e drejta e qëndrimit të qytetarëve të UE-së në Zvicër është e kufizuar. Qeveria e kishte sjellë një draftligj, me të cilin punëkërkues ose emigrantë në moshë pensioni përjashtohen nga e drejta për ndihmë sociale. Më këtë ajo iu përgjigj hulumtimeve dhe rekomandimeve të Komisionit të Kontrollit të Punës së Parlamentit.

Komisioni megjithatë ngeli i pakënaqur, raporton NZZ. Ai vërejti që organet e kontrollit nuk dispononin me të dhënat e nevojshme për ta kontrolluar të drejtën e qëndrimit të qytetarëve të papunë të UE-së në Zvicër. Qeveria u prononcua për këtë të premten. Ajo vjen në përfundimin që një përmbledhje e të dhënave nga Sigurimi i të Papunëve, Sigurimit i Moshës, ndihma sociale, apo nga sistemi qendror i informimit të emigracionit është i dëshirueshëm, por edhe fort i mundimshëm dhe i shtrenjtë. Para se të vendosë për një investim të tillë, Qeveria dëshiron të presë një hulumtim tjetër.

Që masat përcjellëse për Lëvizjen e Lirë janë të kushtueshme tregon edhe një raport i Kontrollit Financiar të Shtetit, i cili doli këto ditë. Për luftimin e dampingut të rrogave në vitin 2013 janë ushtruar 40’000 kontrolle. Për këtë ka pagur 11,4 milion franga vetëm Konfederata.

Për kontrolluesit financiar kjo e dhënë është në raport të zhdrejtë me të dhënat e Federatës për luftimin e punës në të zezë. Për këtë, në vitin e parafundit janë investuar katër milion franga, ndërsa janë ushtruar 12’000 kontrolle. Ky investim, sipas tyre ka qenë i pajustifikuar, aq më tepër që efektet e punës në të zezë në tregun e punës kanë qenë më të mëdha se ato të dampingut të rrogave – për të mos folur për evazionin fiskal.

Në total, kontrolli financiar iu lëshon organeve të implemntimit një dëshmi të përzier. Dispozitivi në parim është i «pranueshëm». Me këtë gjetje nuk është i kënaqur Bashkimi i Sindikatave. Ai flet për një «raport të zbukuruar» dhe këkon forcimin e sistemit të kontrollit, raporton NZZ. / ks