«Besa» edhe në Lucernë




[Best_Wordpress_Gallery id=“76″ gal_title=“Besa_Lluki-2″]

Në qendrën kulturore «Kornschütte» të Luzernës, organizuar nga Komisioni Izraelit, në Kujtim të Holokaustit, Yad Vashem dhe nën patronatin e Këshillit të Lartë të Qytetit të Lucernës, u hap ekspozita e radhës «Besa – Kodi i Nderit» në respekt të shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë në Shqipëri nga përndjekjet e atëhershme naziste.

Teksti dhe fotot Llukman HALILI

Lucernë, 5 Janar 2015

Ekspozitën e hapi me një fjalë rasti këshilltarja e qytetit Ursula Stämmer-Horst, e cila i ftoi në një bashkëbisedim përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, Hamit Zeqirin, udhëheqës i Qendrës për Integrim të Kantonit Schwyz, dhe atij hebraik Rabbi Chaim-Rivky Drukman (Chabad, Zvicra qendrore). Ata u përqendruan në fjalët e tyre dhe në aspektet e nevojës së kultivimit të bashkëjetesës së kulturave të ndryshme në Zvicër, posaçërisht asaj shqiptare dhe hebraike.

Ekspozita «Besa», siç theksoi edhe i pranishmi në hapje dr. Florim Cuculi, është dëshmi në vete se si ndërmjet tmerreve dhe krimeve të luftës shqiptarët ishin ata që treguan akte guximi dhe mirësie shpirtërore. Prandaj, u shpreh ai, «më vjen mirë që edhe këtu në Lucernë është mbledhur një numër kaq i madh i njerëzve, kryesisht zviceranë dhe hebrenj, duke na nderuar kështu edhe ne dhe duke e nderuar këtë ekspozitë madhore».

Këshilli Organizativ i ekspozitës së Lucernit të «Besës», në përbërje Sandra Hoffmann, Esther Hörnlimann, Anja Materny (Deko-dizajn) dhe Lahor Jakrlin kishin bërë një punë të mrekullueshme, duke i dhënë shkëlqim meritor kësaj ekspozite që nëpërmjet fotografive të Norman Gershman dëshmojnë fitoren e madhe të mirësisë së shpirtit njerëzor, fitoren e së mirës ndaj të keqes, që i paraprinë shqiptarët e asaj kohe.

Siç dihet, Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve dhe numri i hebrenjve, madje u shtua falë mikpritjes dhe humanizmit që treguan shqiptarët.

Ekspozita në Lucernë do të qëndrojë e hapur deri më 27 janar dhe do të shoqërohet me një program të pasur. Ajo në mënyrë të organizuar do të vizitohet nga shumë nxënës të shkollave të Kantonit të Lucernit.[Best_Wordpress_Gallery id=“76″ gal_title=“Besa_Lluki-2″]

Në qendrën kulturore «Kornschütte» të Luzernës, organizuar nga Komisioni Izraelit, në Kujtim të Holokaustit, Yad Vashem dhe nën patronatin e Këshillit të Lartë të Qytetit të Lucernës, u hap ekspozita e radhës «Besa – Kodi i Nderit» në respekt të shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë në Shqipëri nga përndjekjet e atëhershme naziste.

Teksti dhe fotot Llukman HALILI

Lucernë, 5 Janar 2015

Ekspozitën e hapi me një fjalë rasti këshilltarja e qytetit Ursula Stämmer-Horst, e cila i ftoi në një bashkëbisedim përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, Hamit Zeqirin, udhëheqës i Qendrës për Integrim të Kantonit Schwyz, dhe atij hebraik Rabbi Chaim-Rivky Drukman (Chabad, Zvicra qendrore). Ata u përqendruan në fjalët e tyre dhe në aspektet e nevojës së kultivimit të bashkëjetesës së kulturave të ndryshme në Zvicër, posaçërisht asaj shqiptare dhe hebraike.

Ekspozita «Besa», siç theksoi edhe i pranishmi në hapje dr. Florim Cuculi, është dëshmi në vete se si ndërmjet tmerreve dhe krimeve të luftës shqiptarët ishin ata që treguan akte guximi dhe mirësie shpirtërore. Prandaj, u shpreh ai, «më vjen mirë që edhe këtu në Lucernë është mbledhur një numër kaq i madh i njerëzve, kryesisht zviceranë dhe hebrenj, duke na nderuar kështu edhe ne dhe duke e nderuar këtë ekspozitë madhore».

Këshilli Organizativ i ekspozitës së Lucernit të «Besës», në përbërje Sandra Hoffmann, Esther Hörnlimann, Anja Materny (Deko-dizajn) dhe Lahor Jakrlin kishin bërë një punë të mrekullueshme, duke i dhënë shkëlqim meritor kësaj ekspozite që nëpërmjet fotografive të Norman Gershman dëshmojnë fitoren e madhe të mirësisë së shpirtit njerëzor, fitoren e së mirës ndaj të keqes, që i paraprinë shqiptarët e asaj kohe.

Siç dihet, Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve dhe numri i hebrenjve, madje u shtua falë mikpritjes dhe humanizmit që treguan shqiptarët.

Ekspozita në Lucernë do të qëndrojë e hapur deri më 27 janar dhe do të shoqërohet me një program të pasur. Ajo në mënyrë të organizuar do të vizitohet nga shumë nxënës të shkollave të Kantonit të Lucernit.