Bërthama e fortë




Me një poezi
natën do ta trembim
frikës do t’ia zëmë frymën.

Me një poezi
do ta krijojmë njeriun
jo njeriun përfundimtar
që ka ngecur në të vërtetat e paprekshme
dhe siguritë absolute
por njeriun që përherë ndryshon
njeriun në lëvizje
njeriun me plot pyetje

Sepse poezia
(madje edhe po qëlloi me fjalë të buta dhe të dashura)
përherë është bërthama e fortë
e revolucionit.

Jorge Viegas

Përktheu: Enver Robelli

Me një poezi
natën do ta trembim
frikës do t’ia zëmë frymën.

Me një poezi
do ta krijojmë njeriun
jo njeriun përfundimtar
që ka ngecur në të vërtetat e paprekshme
dhe siguritë absolute
por njeriun që përherë ndryshon
njeriun në lëvizje
njeriun me plot pyetje

Sepse poezia
(madje edhe po qëlloi me fjalë të buta dhe të dashura)
përherë është bërthama e fortë
e revolucionit.

Jorge Viegas

Përktheu: Enver Robelli