Berna e fut mocionin e të huajve

60 për qind e bernasve mendojnë që edhe banorët pa pasaportë zvicerane mund të angazhohen politikisht. Në të ardhmen, 200 emigrantë mund të depozitojnë një shqetësim të tyrin.

Nga Mirjam MESSERLI

Këtë të diele votimi, ai është edhe një herë më shumë ‹krenar që është kryetar i një kësi qyteti›, u shpreh Alaxander Tschäppät (SP). ‹Po-ja e qartë për t’u pyetur popullata jonë migrante ka rrezatim kombëtar.› Kjo tregon që për bernaset dhe bernasit është e rëndësishme që edhe popullata migrante të mund të fitojë vëmendje politike.

59,9 për qind e qytetareve dhe qytetarëve të Bernës e përkrahin Rregulloren e re të Participimit. Me këtë, në të ardhmen në qytetin e Bernës mund të participojnë edhe migrante dhe migrantë pa të drejtë vote dhe zgjedhjeje. Mjaftojnë 200 persona për ta sjellë një të ashtuquajtur mocion të migrantëve.

Në rast të dorëzimit të një kësi iniciative, atij i përgjigjet Këshilli Komunal, pastaj për mocionin diskuton Parlamneti i Qytetit. Nëse shqetësimi që ngrenë të huajt pranohet, ai duhet të zbatohet nga Qeveria e Qyetit.

‹Berna është një qytet i hapur›

Shumë e kënaqur, por aspak e habitur, ishte dje Cristina Anliker-Mansour, ish mocioniste dhe këshilltare e koalicionit të të gjelbërtve, kur kuptoi për susksesin e referendumit: ‹Berna është një qytet i hapur, kjo është treguar edhe në vendimet e së kaluarës për të huajt.› Qytetarët e Bernës janë të gatshëm që popullatës së huaj ‹t’ia njohin minimumin që është i mundur›: një të drejtë për t’u ndigjuar zëri.

Për Anliker dhe komitetin, i cili ka një përkrahje të gjërë, ky është vetëm ‹një hap i parë›, sikurse tha ajo dje. ‹Në afat të mesëm migrantet dhe migrantët në rrafsh të qytetit duhet ta fitojnë edhe të drejtën e votës.› Në vitin 2010 kishte një debat për participimin politik të emigrantëve dhe në planin kantonal. Pollata e qytetit të Bernës qysh atëherë ishte pro kësaj, në kanton ishin 70 të votave kundër. ‹Qëllimi ynë është, ta ndryshojmë këtë qëndrim në kanton, por kjo është një ndërmarrje e rëndë», tha Anliker.

Vetëm Bümpliz-i ishte kundër

Në Këshillin e Qytetit, vetëm SVP-ja ishte kundër kësaj iniciative të të huajve dhe është kërcënuar me hapa juridik. Në fundjavë të gjitha pjesët e qytetit i thanë Po Rregullores së Participimit, përveç Bümplitz-Betlehem-it. Në këtë pjesë të qytetit, ku 30 për qind e popullatës janë të huaj, iciciativa u rrëzua me rreth 62 për qind të votave. As kjo nuk e habit Cristina Anliker: ‹Në perëndim të qytetit SVP-ja është e fortë. Dhe: Migrantet e migrantët nuk mund të votojnë.›

Kryetari i qytetit, Tschäppät tha dje se Këshilli Komunal dëshiron ta fusë sa më shpejtë që të jetë e mundur në fuqi Rregulloren e Participimit. ks

BernerZeitung