Berisha: Opozita po e cenon partneritetin me SHBA dhe BE

Këshilltari i kryeministri Mustafa, Besnik Berisha, pyet se çka duhet të ndodh dhe kush tjetër duhet t’i flasë opozitës, në mënyrë që bllokuesit të fillojnë të punojnë në interes të shtetit dhe në ruajtje të partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.




Përmes një statusi në Facebook, Berisha, duke iu referuar intervistës së Samuel Zhbogarit, thekson se «hedhja e vezëve që bllokuesit vazhdojnë ta quajnë si demokraci, z. Zhbogar e emëroi si dhunë dhe se sigurisht së dhunë e shohin të gjithë ata që ja duan të mirën këtij vendi».

Dhuna dhe bllokimi, sipas tij, dëmtojnë secilin nga ne, pozitë dhe opozitë, të pasur dhe të varfër.

«Sepse të zgjedhurit që paguhen me taksat tona duhet të punojnë dhe assesi të bllokojnë. Është koha që të gjithë t’i themi STOP bllokimit të jetës institucionale. Kosova meriton më mirë…», shprehet ai.