Berati – qytet ku gërshetohen kohërat

[Best_Wordpress_Gallery id=”53″ gal_title=”Berati”]

Qytetërimi 2400-vjeçar, historia dhe arkitektura e Beratit e kanë futur atë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Mikpritja e qytetarëve është e pranishme përherë, por mungon vetëm dora e shtetit.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Për Beratin, fjalën e tyre e kanë thënë historianë e arkeologë, kronistë e publicistë, piktorë e skulptorë… – vendas e të huaj.

Po të mos përjetohet nga afër, vështirë është të paramendohet si është ai, sidomos nga brenda. Pavarësisht që një panoramë e ‹qytetit të një mbi një dritareve› tashmë e ka përshkuar globin. Në vitin 2008, Berati u përfshi në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Ai është ndër qytetet më interesante të Shqipërisë. Berati nuk dëshmon vetëm për lashtësinë e qytetërimit të tij, por edhe për kujdesin që i kushtohet qytetit nga banorët e tij aktualë. Pos krenarisë, ata tek ai shohin edhe burimin e ekzistencës dhe perspektivës së pasardhësve të tyre.

Një nga perlat e Shqipërisë

Ndonëse është ndër atraksionet më të mëdha të Shqipërisë, për të arritur deri aty është e mundimshme. Rruga kryesore që çon në Berat nuk krijon përshtypjet më të mira te mësuesit e mësimit plotësues shqip në vendet perëndimore, që kishin lënë takim aty.

Që nga larg bie në sy Kalaja e Beratit, që ekziston nga shekulli i katërt para erës sonë. Ajo ishte vendbanim i fisit ilir të desaretëve, të cilët ishin të parët që ndërtuan fortifikime në qytet. Rrugët dhe rrugicat që çojnë për në Kala janë të shtruara me kalldrëm të punuar nga mjeshtër beratas. Edhe sot disa nga banoret vendës shtronin sheshin e qytetit me kalldrëm, falë një donacioni të komunitetit shqiptaro-amerikan. Vendësit thonë se punimin e gurit e kanë trashëgimi nga të parët.

Kalaja, një arkiv i vërtetë në gur

Deri në kala preferohet të udhëtohet këmbë, ndonëse mund të shkohet edhe me veturë, apo autobus. Ajo nuk është vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por një arkiv i vërtetë në gurë që ofron një varietet stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: romako-bizantine, shqiptare dhe otomane. Ndërtesat brenda Kalasë janë ndërtuar gjatë shekullit të trembëdhjetë, për shkak të arkitekturës së tyre karakteristike janë ruajtur si monumente kulture. Kalaja ka shumë kisha bizantine, si dhe disa xhami të ndërtuara gjatë epokës osmane, e cila filloi në vitin 1417.

Në Kala silleshin disa turistë francezë. Ajo dhe muzeu «Onufri» paraqesin një atraksion turistik. Rrugicat që lidhin shtëpitë e lagjet në drejtim të kalasë janë tejet të ngushta dhe mund të kalohen vetëm këmbë. Ato impresionojnë me pastërtinë e tyre. Aq më tepër që këto rrugica përshkohen me lule të mbjella përgjatë mureve të ngritura, kryesisht prej guri. Muzeu Kombëtar «Onufri» është organizuar në mjediset e katedrales së Shën Mërisë, që është ndërtuar në vitin 1797. Ai e mban emrin e piktorit më të shquar shqiptar të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Onufri, i cili e ka lënë një fond mjaft të pasur ikonografik. Në hyrje gjendet një skulpturë kushtuar këtij mjeshtri të madh të artit, që erdhi në jetë me të përfunduar të epokës së Skënderbeut.

Gjurmë shekujsh e kulturash

Berati e ka një histori të bujshme. Janë pozita dhe trashëgimia e tij e pasur që e bëjnë të lakmuar nga pushtues të ndryshëm. Në qytet vërehen gjurmët e shumë kulturave, që dëshmojnë shkrimet në gurë, apo në monumentet e artit dhe të kultit.

Një ndër atraksionet e qytetit është Muzeu Kombëtar Etnografik, i themeluar në vitin 1979, në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase, i cili e ka një fond prej rreth 1 200 objektesh. Ky tip banese – dykatëshe, me çardak në njërin krah – i përket shekullit të tetëmbëdhjetë dhe beratasit janë krenarë për të. Banesa është pjesë e krijimtarisë popullore, ideuar dhe ndërtuar nga mjeshtërit vendës.

Një mësues vendës, tashmë në pension, shpjegon se shprehja «Berati – qytet i 1001 dritareve» nuk qëndron. Në fakt, duhet thënë: «Qytet i një mbi një dritareve». ‹Mangalemi› dhe ‹Gorrica› paraqesin dy lagjet më karakteristike të qytetit, aty shtëpitë janë ndërtuar njëra mbi tjetrën.

Mikpritja dhe toleranca – vlera të pandashme

«Një ndër vlerat e qytetit është bashkëjetesa ndërmjet feve dhe komuniteteve kulturore ndër shekuj, duke filluar nga shekulli i katërt e deri në ditët e sotme», thuhet në një guide dedikuar turistëve, ndërsa që këtë e vërejmë sot në çdo hap të këtij qyteti, madje edhe në vetë sheshin e tij, ku në një hark afër njëra-tjetrës qëndrojnë Kisha e Shën Dhimitrit dhe njëra ndër xhamitë më të mëdha të këtij qyteti, që ishte në meremetim e sipër. Këto objekte, bashkë me teqetë e bektashinjve, e përbëjnë edhe një fond të veçantë arkitektonik.

Për të gjitha këto vlera të Beratit, bashkë me traditën mikpritëse të banorëve, në seminarin e arsimtarëve nga mërgata ligjëroi kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi. Mësuesi beratas me prejardhje nga Struga, Vehap Demiri, nga viti 1961 jeton në Berat dhe thotë se asnjëherë nuk e ka ndier veten si një i ardhur.

Universiteti me pamje të Shtëpisë së Bardhë

Universiteti i Beratit, një institucion privat, i pavarur dhe laik, fton me pamjen e tij. Aty të duket se je para Shtëpisë së Bardhë. Ai e paraqet një godinë moderne me një infrastrukturë bashkëkohore perëndimore. Kupola e tij, e cila e paraqet një element arkitektonik në vete, është kthyer në bibliotekë universitare.

Disa nga pjesëmarrësit e seminarit të mësuesve vinin për herë të parë në Berat. Përshtypjet e tyre nga qyteti ishin ndër më të mirat. Grupi, megjithatë, mendon se ka ende gjëra për t’u bërë, sidomos në infrastrukturë. Vizitorëve dhe turistëve u duhet lehtësuar ardhja dhe qëndrimi në këtë qytet, ku ka aq shumë për të parë.[Best_Wordpress_Gallery id=”53″ gal_title=”Berati”]

Disa nga pjesëmarrësit e seminarit të mësuesve vinin për herë të parë në Berat. Përshtypjet e tyre nga qyteti ishin ndër më të mirat. Grupi, megjithatë, mendon se ka ende gjëra për t’u bërë, sidomos në infrastrukturë. Vizitorëve dhe turistëve u duhet lehtësuar ardhja dhe qëndrimi në këtë qytet, ku ka aq shumë për të parë.