Berat Xhimshiti, qendërmbrojtësi i çeliktë i FC Zürich

Berati është pjesë e pandashme e ekipit të parë të Ligës elite zvicerane, Zürich. Ai ka luajtur me ekipin e tij edhe jashtë Zvicrës në Cup UEFA.

Nga Dashnim HEBIBI

Tashmë që e ka realizuar një pjesë të ëndrrës së tij, Berat Xhimshiti ndihet mirë, por sytë i ka te sukseset tjera. Berati është i njohur jo vetëm në Cyrih e në gjithë Zvicrën, por edhe më larg. Ai nuk ngutet, është shumë i matur dhe fjalëpak.

Berat Xhimshiti është krenar edhe me emrin që mban, emrin e një qyteti të lashtë dhe historik të Shqipërisë. Vendi i të parëve të tij është Tërnoci. I lindur më 19 shkurt 1993 në Cyrih të Zvicrës, ai u fut herët në rrugën e futbollit. Ishte babai i tij ai që e dërgoi në shkollën e futbollit. Fillimet e para i bëri në FC Zürich. Ndërkohë ka bërë karrierë në futbollin profesionist në Zvicër. Xhimshiti ka pasur fatin që të luajë kundër futbollistëve më në zë të botës. Ai e ndjek edhe frymëmarrjen e sulmuesit në fushë.

Pjesë e Zürich Alflotern-it nga fëmijëria

Në Cyrih Xhemshiti e pa stadiumin e madh, aty e pa se do t’i duhet të punojë shumë për të pasur suksese. Çdo ditë e çdo natë, babai i tij e këshillonte, i jepte edhe më shumë elan, që të mos ndalet. Ai tani është qendërmbrojtësi më i mirë i FC Zürich, por shpesh është përmendur edhe në nivel të Ligës së parë në gjithë Zvicrën. Ai i ka të gjitha predispozitat fizike të një lojtari me perspektivë. Prej katër vjetësh është pjesë e futbollit profesionist. Për të ardhur deri te ky sukses, është dashur shumë kohë. Ai ka ecur duke shikuar shikuar edhe më lart. Edhe Kombëtarja e Shqipërisë e ka dashur të jetë pjesë e saj, por nuk ishte shtetas i Shqipërisë dhe nuk ngutej në këtë drejtim. Xhemshiti dëshiron që aty ku të luajë të mos jetë në bankën rezervë, por në 11-shen e parë. Ai ka luajtur për Kombëtaren e Zvicrës në U-18, U-19, U-21, tash është duke pritur që të jetë pjesë e Kombëtares zvicerane.

20140929_145446
Në redaksinë e «dialogplus»

Ka marrë ndonjë ofertë nga Kombëtarja e Zvicrës?

Ende nuk ka marrë ndonjë ofertë nga Kombëtarja zvicerane, por, sipas informacioneve që i ka, shpreson se së shpejti do të jetë aty. Ai punon dhe angazhohet te klubi i tij, pa e menduar shumë këtë. Berati është pjesë e pandashme e ekipit të parë të Ligës elite zvicerane, Zürich. Ai ka luajtur me ekipin e tij edhe jashtë Zvicrës në Cup UEFA.

Berat Xhemshiti nuk e ka në qejf të jetë shumë nëpër media. Para një kohe ishte në redaksinë e «dialogplus»-it. Edhe pse është i zënë me ushtrime, ai gjen kohë edhe për familjen dhe për shokët. Nuk ka kohë shumë për jetë nate, por edhe nuk ka shumë qejf të dalë me shokë mbrëmjeve. Kur t’i jepet mundësia e pushimit, ai dëshiron të shkojë në Tërnoc. Për çdo vjet shkon në Luginë të Preshevës. Në kohën e lirë dëgjon edhe muzikë shqipe.

Është krejt normale se ka rregulla edhe se si duhesh të ushqehesh. Berati kurrë nuk ka pasur probleme në këtë drejtim. Ha ate që e do, e që e ka dashur edhe më herët. Por me masë. Mundohet t’i ruhet peshës. Kuzhina shqiptare pa dyshim i bën përshtypje më shumë. Ashtu jemi rritur, se jemi shqiptarë, kudo që të jemi, e kushedi çfarë suksesi të arrihet, thotë Berati, për të shtuar se më mirë se të jemi origjinalë nuk ka.

Ka raporte të mira me futbollistët tjerë shqiptarë nëpër ekipe të ndryshme në Zvicër. Sa herë luajnë kundër njëri-tjetrit përshëndeten, ndonëse secili dëshiron që të dalë fitues. Pas lojës përqafohen dhe e urojnë njëri-tjetrin. Me të gjithë bashkëlojtarët kalon mirë dhe suksesin e ndajnë së bashku. Nuk e harron kurrë një gol që e ka shënuar kundër Graschopers-it në minutën e shtatë dhe i kanë pas fituar tri pikë. Çdo ditë së paku nga dy orë është në stërvitje.

Edhe pse është i gjatë 1.90 m, shpejtësia nuk i mungon në lojë, e atë e sheh gjithmonë në vendin e caktuar dhe e pret lojtarin kundërshtar që të mos i afrohet 16-metërshit të tij. Para se të fillojë të luajë në çdo ndeshje i lutet Zotit që ta kalojë siç është më së miri. Edhe pse ka shënuar gola si qendërmbrojtës, ai nuk dëshiron ta lërë pozitën e sulmuesit, sepse e ndien veten më mirë këtu. Ky është edhe vlerësimi i Trajnerit të FC Zürich.

Idhujt dhe e ardhmja e tij në futboll

Derisa është në FC Zürich, Berat Xhimshiti mendon vetëm në fitore dhe t’i sjellë pikë e kupa ekipit të vet. Ai e do Realin, pastaj ligën gjermane dhe spanjolle. Por, për atje thotë se duhet ende punë. Kur ka kohë, ai e përcjell çdo ndeshje, sidomos ato që i preferon. Nga ato ai meson gjëra të vyera. Si lojtar më të mirë në botë ai e sheh Ronaldon.

Këtë vit Xhimshiti e sheh me plot angazhime. Kontratën me FC Zürich e ka deri në vitin 2016, pastaj nuk e di se çfarë do të ndodhë. Qëllim e kanë të jenë më të mirët e Ligës zvicerane dhe beson shumë se do ta arrijnë këtë.

Ai e përcjell edhe Ligën e Shqipërisë dhe thotë se në të ka ka futbollistë të mirë, por do të duhej që shteti shqiptar të investojë më shumë në futboll, sepse pa kushte, është vështirë të arrihen suksese. Kombëtaren e Shqipërisë e sheh të kualifikuar për në Kampionatin Evropian të futbollit. Është e fortë si kombëtare dhe ka një tifozeri të zjarrtë.

Kur do të jetë pjesë e saj, duhet shikuar, sepse është shtetas i Zvicrës dhe ky shtet i ka mundësuar të gjitha të mirat, për çka e falënderon dhe lutet që edhe Zvicra të jetë e fortë dhe më e fortë. Berat Xhemshiti i falënderon të gjithë ata që e përkrahin dhe bëjnë tifozeri për të dhe për klubin e tij. Flamujt kuqezi në stadium i jepin vullnet. Ai nuk mund ta mendojë veten pa futboll.