Beogradi demanton Pacollin, veturat nga Serbia me të vjetrën në Kosovë

Automjetet me regjistrime serbe sonte pas mesnatës nëpër vendkalimin e Kosovës në Jarinë kanë hyrë me regjim të pandryshuar dhe atyre nga Policia e Kosovës nuk u janë dhënë tabelat «prova».

Mbrëmë Rrahim Pacoli, kryesues i delegacionit të Kosovës për bisedime rreth policave me Serbinë dhe kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë së Kosovës për sigurime kishte paralajmëruar se do të ngrihej marrëveshja për sigurime automjetesh.

Agjencia serbe e lajmeve tanjug njofton, transmeton Koha.net, se disa automjete me tabelat e regjistrimit NP, BG, KM pa pengesa dhe vetëm me kontrollim rutinor, e kanë kaluar kufirin nga ana e Rashkës dhe kanë hyrë pa probleme në Kosovë.

Pjesëtarë të Policisë të në këtë vendkalimi kanë thënë për medie serbe se nuk kanë marrë asnjë shkresë për ndryshimin e regjimit të hyrjes së automjeteve nga Serbia në Kosovë.

Zyrtarë nga Policia dhe nga agjencitë e sigurimit ende nuk janë prononcuar lidhur me këtë raportim nga Beogradi.