Bendrit Bajra në emisionin «Arena» të televizionit zviceran

Të rinjtë duhet të interesohen më fort për politikën. Kjo është arsyeja përse moderatori i formatit të njohur debatues në televizionin publik zviceran «Arena» po sjell përforcim në studion e tij televizive.

Bendrit Bajra, yll i Facebookut në Zvicër. Foto: Facebook.



Moderatori i «Arenës», Jonas Projer, ka paralajmëruar për emisionin e sontëm dy yje të rinj të televizionit, Bendrit Bajra dhe Gülsha Adilji. Tema e debatit do të jetë Votimi për Trafikun, me të cilin dy mysafirët nuk kanë të bëjnë fare. Ideja e moderatorit është që edhe të rinjtë të përfitojnë diçka nga ky diskutim dhe të intrigohen për të votuar.

«Të rinjtë duhet të interesohen më shumë për politikë», pohon moderatori për gazetën «20 Minuten». Gülsha dhe Bendriti sonte do të jenë vrojtues në studio. Ata raportojnë dhe transmetojnë në kanalet e tyre çfarë duan. Pastaj do t’i bartin Facebookun dhe komentet në emision. Kryesorja të rinjtë të krijojnë një mendim për votimet që i presin.

Bendrit Bajra është i lumtur për paraqitjen e tij në televizion te «Arena». Ai dëshiron t’u japë një leksion politikanëve në temën se si bëhet publicitet në rrjetet sociale. «Disa mendojnë se mund të lansojnë një poster dhe të rinjtë do të votojnë për ta. Kjo nuk shkon kështu», citohet Bajra.

Ai vetë nuk del shpesh në votime, shumë gjëra janë të ndërlikuara për të. Por kur flitet për tema të rëndësishme si Iniciativa për Zbatim (e cila ka të bëjë me dëbimin e delikeuntëve të huaj), atëherë e ngre zërin. Mysafiren në emision, ministren Doris Leuthard, ai e njeh si adhuruese të veturave. Nëse i jepet mundësia, ai sonte do ta pyes atë për radarët e shumtë në rrugë. «Ndoshta del diçka nga kjo», thotë ai.

Producentët e emisionit janë shumë të interesuar për t’i tërhequr të rinjtë. Diçka e ngjashme kishte ndodhur edhe edicionin e kaluar, kur ishte folur për «Ardhmërinë». Për moderatorin ky kishte qenë një një eksperiment i dobishëm. Emisioni ishte ndjekur nga 145 mijë veta, që domethnë një hise programore prej 17 për qind. Në Facebook kishte pasur 30 mijë shikime të tjera dhe 1 mijë komente. Disa janë, megjithatë, skeptikë për këtë inovacion. ks