Bëhu burrë, laj enët…

Të rinjtë në Kosovë përmes një programi po mësojnë të bëhen paqësorë ndaj grave, homoseksualëve, tjetrit – në përgjithësi. Sigurisht edhe ndaj serbëve. Një vend që dëshiron të ngadhnjejë mbi urrejtjen, kështu e përshkruan Kosovën Andrea Jeska në «Zeit Online».

Jetmir quhet protagonisti i gazetares në Kosovë. Ajo e përkthen kuptimin e fjalës «jetmir» dhe sjell të gjithë Jetmirët e njohur shqiptarë në botë, të cilët e konfirmojnë se vërtet e kanë fatin që u premton emri. Jetmir Krasniqi quhet saktë protagonisti dhe është 18 vjeç. Me 16 vjeç jeta e tij përbëhej nga dhuna, mllefi dhe droga. Mllef ndaj prindërve që merren me t’kaluarën, mllef ndaj papunësisë… 70 përqind e të rinjëve në Kosovë janë të papunë, kujton autorja. Edhe Jetmiri është endur kështu dhe ka marrë drogë. Autorja ia jep fjalën vet atij: «Unë mendoja se ashtu duhej të ishte. Burri nuk ka ndjenja. Burri nuk ka argumente. Ai thjesht godet.»

Ai tani është pjesë e iniciativës «Be a Man» (Bëhu burrë) të organizatës së të rinjëve «Peer Education Network» (PEN). Dhe në kuadër të filozofisë së shoqatës për t’u bërë burrë, ai tani i ndihmon nënës në kuzhinë… Shokët e kishin paralajmëruar se kështu bëhesh homoseksual. «Ani çka, edhe ata janë njerëz», ua kish këthyer vagabondi i para pak kohe. Por kur ishte dashur t’i lyejë buzët me të kuq për shfaqjen e një drame, i kishte ardhur rëndë nga vetja e tij. Ky ishte programi për t’i lënë rrahjet dhe drogën.

Kur iu thu gjermanëve «Bëhu burrë», iu kujton hitin «Burrat», thotë autorja. Por PEN, sipas saj, nuk ka të bëjë me «femërizimin», të cilit burrat gjermanë besojnë se i janë ekspozuar nga vitet e ’80-ta . Në Kosovë fjala është për t’i mbrojtur të rinjtë të mos rrëshqasin në dhunë dhe drogë. Ata aty mësojnë që në të ardhmen të bëhen burra të mirë dhe prindë të dashur. Kursi antidhunë financohet nga organizata Care dhe mesazhi i saj është: Dhuna nuk është cool.

Iniciativa shihet si plotësisht e ligjëruar në një vend që ka rritjen më të shpejtë të popullsisë në Europë. Sipas autores, ndërmjet viteve 1921 dhe 2003 popullata e Kosovës është rriur për 4,3 herë. Mosha mesatare e popullatës së Kosovës është 26,7 vjeç, në Gjermani ajo shkon në 42,1 vjeç. Dhe iniciativa e PEN-it i nxit kosovarët për paqë në ambientet familjare, pastaj në plan më të gjërë dhe në raport me fqinjët serbë.

Aq më tepër do t’i shërbejë vendit ky program kur ke parasysh konfliktet nëpër të cilët ka kaluar shoqëria kosovare. Të rinjtë duhet të mësojnë ta respektojnë tjetrin, pavarësisht nga gjinia, feja a etniciteti. Sepse në Kosovë vlerësohet që fëmijët e kanë marrë mendësinë patriarkale të prindërve. Sipas autores, ata fëmijët e tyre i edukojnë në frymën e luftërave të tyre: sy më sy, dhëmb më dhëmb. Dhuna, thotë ajo, është arsyeja e katërt për vdekjet në Kosovë. Për më tepër, vazhdon raporti, Kosova është qendra e Europës për trafik droge dhe njerëzish, e shqyer nga korrupsioni dhe kriminaliteti. Mafja e pasluftës në Kosovë, është më mizore se Cosa Nostra, transmeton autorja. Megjithatë, shton ajo, ka të rinjë që nuk frymëzohen nga heronjtë e luftës së UÇK-së.

Idhulli i Jetmir Krasniqit është një reper nga Prishtina, këngët e të cilit flasin për dashurinë dhe kuptimin e jetës. Ai nuk iu beson politikanëve. Sa për fenë, apo hakmarrjen nuk don të dijë fare. Lutjet ia ka lënë nënës. Konkluzioni i tij: «Nëse secili e lë tjetrin rehat, mund të kalojmë për mrekulli». Konflikti me serbët, sipas Jetmirit, nuk ka lidhje me fenë. «Be a Man» në vitet e fundit ka joshur 3’000 të rinj kosovarë dhe me sukses. Jetmiri jeton vetëm me nënën dhe motrën, e cila ka gjithashtu një emër premtues – Fatbardha. Ata banojnë në një paralagje të Prishtinës, në një shtëpi me kuzhinë, garazhë dhe me një terasë të mbuluar që shërben si një dhomë, dhe me kopërsht. Shkurt pas lindjes së Jetmirit, babai i tij ka mërguar në Zvicër, nga ku nuk është kthyer më.

Autorja bën një përmbledhje të shkurtër të para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Gjatë bombardimeve të Nato-s, me çrast – sipas autores – u vranë 3’500 njerëz, nëna e Jetmirit e humbi shtëpinë në një fshat në veri të Kosovës. Ata këto momente i kanë të dokumentuara në fotografi. Ajo shkoi në Prishtinë, ku jeton edhe vëllai i vet dhe u vendos në shtëpinë që ka momentalisht. Si grua e vetme, ajo kishte shumë nevojë për ndihmën e fëmijëve të saj – të gatuanin të lanin…

Papunësia në Kosovë shkon në 45 për qind, thotë artikulli. Perëndimi i ka mbyllur dyer për Kosovën. Vetëm Shqipëria dhe Bullgaria, thotë autorja, qëndrojnë të hapura për kosovarët. Prishtina ka kafene dhe restorane, diskoteka, klube…, por vetëm për klasën e mesme dhe atë të lartë të shoqërisë. Të rinjtë nga shtresa e ulët kohën e kalojnë në rrugë. Kjo iste njëra ndër arsyet përse Jetmiri shkoi te «Be a Man». Aty i kishte të gjitha – hapësirë, çaj, kafe, biskota dhe dikënd për të biseduar. Aty ai u inkuadrua në biseda për gjinitë, respektin për tjerët etj.,fitoi kurajon të shprehte mendimin e tij dhe mësoi të argumentojë. Pastaj atij iu bashkangjitën edhe shokë të tjerë të rrugës. Secili prej tyre ka një sfond të dhunshëm dhe tani po «bëhen burra» duke u bërë më të mirëkuptueshëm për të tjerët.

Vitn e kaluar shoqërinë e vizitoi aktori gjerman Steffen Groth. Ai luajti me to dramën «Buzëkuq për çunat e ashpër». Aty ata në fillim rrihen, kurse në fund i lajnë enët. Jetmiri ka luajtur një nënë me shami. Në fillim i kishte ardhur vështirë, sepse në shfaqje do merrnin pjesë edhe shokë dhe shoqe të shkollës. Më pas i kishte pëlqyer gazmorja e rolit të tij. Në realitet, Jetmiri bashkë me nënën dhe motrën do të kalojnë në një shtëpi më të madhe me pesë dhoma. Ua ka ndërtuar daja. Ai do ia kthejë këtë dhuratë dajës së vet, kur të bëhet arkitekt, që është edhe pasioni i tij. ks