BE: Veprimet e dhunshme në Kuvend janë për keqardhje

Përfaqësuesi Special i Bashkimit, Zyra e BE-së, ambasadat dhe zyrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i kanë dënuar veprimet e sotme të opozitës në Kuvend




Opozitës i është bërë thirrje që t’i respektojë parimet themelore të demokracisë.

«Veprimet e dhunshme në Kuvend sot janë për keqardhje. Derisa secili është i lirë që të shprehë mendimin dhe të mbrojë pozitën e tij/saj, përdorimi i dhunës është i papranueshëm. Kjo nuk zgjidhë asnjë problem të Kosovës, mirëpo vetëm i rritë ato», thuhet në reagim, transmeton Koha.net.

«Ne dënojmë veprimet e opozitës në Kuvend sot dhe u bëjmë thirrje që të respektojnë parimet themelore të demokracisë dhe të mundësojnë një debat të lirë dhe të hapur në Kuvend për të gjitha çështjet lidhur me Kosovën.
Sjellja e pamatur si kjo sot nuk kanë vend në një demokraci dhe është e papranueshme. Duhet të kuptohet se në një demokraci edhe opozita duhet të pajtohet me votën e shumicës. Ne jemi zotuar që të punojmë me institucionet e Kosovës dhe të mos pranojmë dhunën dhe thirrjet për dhunë si mjet politik legjitim», thuhet më tej aty.