BDI mbledhje maratonike para vendimit për koalicion

Tensione në Bashkmin Demokratik për Integrim. Nënkryetarët e partisë janë kundër koalicionit me VMRO-në, prandaj edhe e kanë braktisur mbledhjen, e cila po vazhdon. Nesër i mbaron mandati për krijimin e qeverisë Nikola Gruevskit.




Bashkimi Demokratik për Integrim është duke zhilluar sonte një mbledhje maratonike të kryesisë qëndrore kur pritet të vendoset për koalicionin e ardhshëm qeveritar. Atmosfera duket e nxehtë për shkak të përplasjeve të cilat sa vijnë e rriten mes grupeve që janë pro dhe kundër koalicionit me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.

Tre nënkryetarët e partisë – Izet Mexhiti, Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi – në orët e darkës e kanë lëshuar mbledhjen. Nga BDI thonë se kanë shkuar për të darkuar, ndërsa burime të tjera inofrojnë se ata janë nisur drejt Shkupit. Pikërisht tre nënkryetarët janë kundërshtarët më të zëshëm të koalicionimit me VMRO-DPMNE-në. Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, tha se në tavolinë janë shtruar pesë variante: 1. Koalicion me VMRO-DPMNE-në, 2. Koalicion me LSDM-në, 3. BDI në opozitë, 4. Koalicion i zgjeruar dhe 5. Zgjedhje të reja.

Takimi tpritet të zgjasë edhe më shumë, madje deri pas mesnate. Mandatari Nikolla Gruevski nesër ka afatin e fundit për të propozuar në Kuvendin e Maqedonisë kabinetin e ri qeveritar, në të kundërtën duhet t’ia rikthejë mandatin presidentit Gjorgji Ivanov. Jozyrtarisht mësohet edhe për skenare të tjera. Mes tyre, përflitet se pasi Gruevski të kthejë mandatin, Ivanov do t’ia japë atë Nikolla Popovskit, aktualisht ministër i jashtëm i Maqedonisë. az