BD e Zafir Berishës shkrihet në Nisma për Kosovën

Nisma për Kosovën ka paralajmëruar një bashkim me partinë Bashkimi Demokratik.




Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet sot nënshkruhet marrëveshja e bashkimit të partisë politike, Bashkimi Demokratik, me kryetar, Zafir Berisha, në Nisma për Kosovën.

«Nga sot e tutje, të gjitha strukturat e partisë politike, Bashkimi Demokratik, do të veprojnë në kuadër të strukturave të Nisma për Kosovën», thuhet në këtë njoftim.

Nënshkrimi i marrëveshjes bëhet sot, prej orës, 15:00, në selinë qendrore të Nisma për Kosovën, në Prishtinë.