Bazat e Asociacionit vetëm me dekrete të Qeverisë

Themelet e Asociacionit do të vendosen vetëm me angazhimin e Qeverisë. Ekzekutivi ka zgjedhur që ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Asociacionin, pa u hartuar statuti që cakton mënyrën e funksionimit të këtij asociacioni.

Dekretin do ta procedojë ditët në vijim për të kërkuar interpretim nëse marrëveshja e nënshkruar më 25 gusht është në përputhje me Kushtetutën, shkruan sot «Koha Ditore».

Por ekspertë juridikë thonë se nuk është dashur të anashkalohet Kuvendi i Kosovës, përkitazi me vendosjen e bazave të Asociacionit. Pika 2 e dokumentit me parimet e përgjithshme përcakton se «në bazë të Marrëveshjes së parë, e cila njeh karakterin e tij të veçantë, Qeveria e Kosovës do të aprovojë një dekret drejtpërdrejt të aplikueshëm, i cili do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Bashkësia/Asociacioni do të jetë entitet legal i definuar nga statuti i tij…».