Baticat dhe zbaticat e tregut të imobilieve

Tages Anzeiger raporton për zhvillimet më të reja në trgun e banesave dhe të imobilieve.

Në viset rurale qiratë janë nën mesataren e Zvicrës dhe janë më kollaj për t’i gjetur, rezulton nga publikimi «Immo-Monitoring» të specialistit të imobilieve Wüest&Partner.

Për 300’000 deri 400’000 amvisëritë me qira, të cilat kërojnë banesë në tregjet e luftuara të qirasë, sikurse ka gjetur Wüest&Partner në bazë të 112’000 profileve kërkuese në portalet e internetit, bëhet vërtet vështirë.

Çmime realiste

Si tregje të vështira për të gjetur një banesë vlejnë Gjeneva, Lozana dhe Cyrihu. Në këto qytete qiratë shkojnë qartazi mbi mesataren e vendit. Dhe kërkuesit e banesave janë të vetëdijshëm për këtë. Përfytyrimet e tyre për çmimin e banesave – edhe në tregjet më të lehta – sillen te kërkesat e qiraxhinjëve.

Pavarësisht nga regjioni, Wüest&Partner konstatojnë një mungesë domethënëse të banesave një- dhe dydhomëshe. Sa më shumë t’i afrohesh qendrës së qytetit me vendet e punës, ku për të rinjtë e vetmuar do të duhej të gjindej banesa, aq më e madhe është kjo mungesë. Kjo situatë nuk paraqitet më e mirë edhe për familje: Qiraja e banesave të mëdha në vendet e dëshiruara prej tyre e tejkalon buxhetin e familjes.

Specialistët e imobilieve shohin për gjithë vitin 2015 tendenca të ngirjes në tregun e banesave, por pa mungesë të kërkesës. Në treg do të hyjnë 27’000 banesa të reja. Ndërsa në qendrat e mëdha numri i shpalljeve stagnon paksa, në aglomeracione dhe në periferi ky numër po rritet.

Paralelisht me rritjen e ofertës, me rënien e imigrimit, zvogëlohet kërkesa. Kështu pronarët e shtëpive në 2015-tën mund të llogarisin lirisht me një ngritje prej 0,4 për qind të të hyrave nga qiraja e banesave të instaluara rishtazi.

Shtëpia personale për shumicën është e shtrenjtë

Për sa i përket pronës së banimit, Wüest&Partner llogarisin me një rritje të ofertës. banesat e shtrenjta private mendohet se do të vazhdojnë të hiqen me vështirësi. Kërkesa nëpër qendra mbetet e lartë, por për shumëkënd ato banesa janë tepër të shtrenjta.

Në total, tregu i bnesave private është stabil. Ofertat në vitin 2014 u rritën për 2,1 për qind. Për më tepër, kohëzgjatja e shpalljeve për të gjitha klasat e çmimeve në 2014-tën – me 70 ditë – ngeli konstante. Për vitin që jemi, Wüest&Partner llogarisin me një dinamikë të ngadalësuar çmimesh. Banesat private mund të shtrenjtohen për 0,2 për qind.

Në rastin e shtëpive private shternjtimi tanimë është ngadalësuar. Pas dhjetë vjet ngritjeje prej 5 për qind, në 2014-tën u ngritën çmimet për 0,8 për qind. Çmimet e larta ua prishin dëshirën të intersuarve për një shtëpi private gjithmonë më shumë, interpreton TA specialistët e imobilieve. Për 2015-tën ata llogarisin me një shtrenjtim prej 0,5 për qind të shtëpive private.

Lokalet afariste në disavantazh

Ende më e zymtë paraqitet situata me imobiliet afariste. Wüest&Parner, pas heqjes dorë nga kufiri i poshtëm të euros, rritje të punësimit e shohin krejt në largësi, çka reflekton edhe në fushat përkatëse.

Viteve të fundit shkëlqimi ekonomik e shtoi kërkesën për hapësira zyrash. Njëkohësisht u ndërtuan aq shumë zyra, sa kërkesa ngeli prapa. Për shkak të ngecjes së prodhimit nuk dëshironte askush të paguante më. Kështu ngelën qiratë e zyrave njëlloj si para dhjetë vjetëve.

Sido që të jetë, u zvogëlua numri i kërkesave për të ndërtuar zyra. Specialistët profetojnë një zvogëlim të marrjes me qira të zyrave prej 2 për qind.

Sa u përket lokaleve afariste, forca e frangut reflekton në dy kahje. Anën negative të kësaj e përbëjnë turizmi blerës dhe pushimet e lira në hapsirën euro.

Joshëse janë në këtë kontekst lirimi i shumë artikujve i shkaktuar nga dobësimi i euros, hapësira ekrijuar në buxhetin e amëvisërive dhe disponimi për të blerë brenda vendit. Ndërkohë që specialistët e imobilieve llogarisin me një ftohje, por jo me rrënim. Qiratë e hapësirave për dyqane do të duhej të uleshin për 2,3 për qind.

Ngecin ndërtimet

Pas vendimit të Bankës Kobëtare Zvicerane për të hequr kufirin e poshtëm të kursit dhe pritshmërisë për rritje ekonomike, për Wüest&Partner krijohet një situatë e re.

Implementimi i Iniciativës për Banesë të Dytë, kthimit në kontingjente sipas iniciativës së SVP-së dhe përshtatjeve kantonale mbi bazën e Ligjit për Planifikim Hapësinor pritet të lënë gjurmë në trgun e imobilieve.

Duke u mbështetur në lejet e ndërtimit, në 2015 duhet të llogaritet me një stagnim prej 2,5 për qind të të ashtuquajturave ndërtime të larta. Megjithë ngadalsimin e tempos, niveli i veprimtarisë së ndërtimit mbetet i lartë, raporton TA. / ks

Foto: K. Shabani