Bastisjet në Prishtinë për fajde, tre të arrestuar e 4 lokale të mbyllura

Në aksionin e sotshëm policor në kryeqytet, janë bastisur 7 lokale, 4 nga te cilat janë mbyllur, merr vesh nga burime policore Koha.net.




Këto burime kanë konfirmuar se gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona.

Bastisjet janë kryer nën dyshimin për fajde, i ka thënë burimi policor Koha.net-it.