«Bashkëjetesa ndërmjet feve në Shqipëri – shenjë e bukur për botën»

[Best_Wordpress_Gallery id=”8″ gal_title=”Papa”]

Brenda 25 vjetëve Shqipërinë e kanë vizituar dy Papë. Për një ditë vendi ishte në qendër të opinionit botëror.

Teksti dhe foto Dashnim HEBIBI

Zvicër-Tiranë, një rrugë e gjatë, por një përjetim i mirë dhe i veçantë. Të kalosh nëpër Zarë tek arbëreshët e të marrësh ajër thellë, të kujtosh nga historia jonë e lashtë dhe më pastaj të pish kafe në fshatrat e larta shqiptare të Malit të Zi mbi Ulqin, është ndjenjë e papërshkrueshme. Ndalesa më e gjatë ishte në Sukobin, një vendbanim në Mal të Zi, i banuar qind për qind me shqiptarë. Caku i fundit: Tirana.

Aroma e malit dhe freskia e detit

Rrugë të ngushta ishin ato të fshatrave shqiptare në Mal të Zi, diku-diku shihej edhe flamuri shqiptar. Natën vonë nuk dallohen edhe shumë këto fshatra, sepse rrugëve nuk ka ndriçim. Nga varrezat mund ta kuptosh se këtu ka shqiptarë. Aroma e mirë e malit me një përzierje të asaj të detit sjell freski në veturë.

Në hyrje në Shqipëri, gazetarë të shumtë shqiptarë pritnin për të marrë ndonjë prononcim nga mërgimtarët që futeshin në territorin e Shqipërisë. Në kufi nuk kishte radhë të gjata të veturave; shumica e tyre ishin nga Zvicra dhe nga Kroacia. Ne edhamë një prononcim për televizionin Ora News – medie për medie! Qëllimi i vizitës: vizita e Papës në Shqipëri.

Gjithçka me ritëm të shpejtuar

Shkodra përplot flamuj kombëtarë! Hyrja e Tiranës të ngjante sikur ora është 21:00, e jo mesnatë. Përplot njerëz, policë shqiptarë; në çdo metër flamuri ynë kombëtar dhe ai i Vatikanit. Nuk mungonin edhe panot që i dëshironin Papës mirëseardhje në Shqipëri. Rrugët e Tiranës përplot me ujë! Dukej sikur ka rënë shi i rrëmbyeshëm, në fakt ato pastroheshin me kamionë specialë. Qendra e Tiranës ishte e rrethuar, veturat nuk kalonin, edhe pse semaforët punonin. Deri te sheshi «Skënderbej» – tri ndalime të policisë, e njëjta pyetje: për ku jeni nisur dhe pse keni ardhur? Njëkohësisht na ndihmonin ta gjenim një hotel.

Dy-tri hotele ishin të zëna. Por, në vendin e mikpritjes nuk mund të ngelësh jashtë! Edhe pse të lodhur nga rruga, nuk na zinte vendi vend. Dolëm në qendër dhe e bëmë një xhiro nga Universiteti Politeknik, aty ku pritej pas pak orësh të vinte Papa. I bëmë disa foto. Kontrolli nga policia ishte i madh. Të gjithë ishin në gjendje gatishmërie. Shpërndanin informatorë se si duhej sjellë nesër. Disa kafene prapa «Hotel Tirana» e mbanin televizorin hapur – lajme dhe debate të ndryshme në lidhje me këtë vizitë historike. Një natë e qetë, here pas here dukej sikur vinte një fllad nga Durrësi, nga valët e detit.

Jehonë e madhe gjithandej botës

E diel, 21 shtator, rreth orës 7:00, në Bulevardin «Dëshmorët e Kombit» ishin mbledhur qindra besimtarë të krishterë, por jo vetëm. Ata vinin nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe nga vise shqiptare jashtë saj. Nga Kosova kishin ardhur dhjetëra autobusë që dalloheshin me flamurin shtetëror që e bartnin me vete. Takuam disa mërgimtarë që kishin ardhur edhe nga Zvicra, Kroacia, Gjermania e Austria. Disa pelegrinë mbanin flamujt e shteteve të ndryshme të Ballkanit…

Gazetarë të shumë shteteve ecnin nëpër Tiranë, duke shikuar ku të zinin ndonjë vend të përshtatshëm për ta kryer punën e tyre. Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri ka bërë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare. Secila prej prestigjiozeve botërore e ka komentuar në mënyrën e vet, se pse është pikërisht Shqipëria vendi i parë evropian që Papa e zgjodhi për vizitën e tij.

Rreth orës 9:30, në bulevard shfaqet eskorta e Papës. Nga makina e hapur ai përshëndet kalimtarët që kanë dalë dhe kanë ardhur enkas për ta parë atë. Në qiellin e Tiranës fluturojnë helikopterë për ta përcjellë këtë ngjarje. Eskorta ndalon para Presidencës. Intonohet himni kombëtar. Gazetarët e huaj prej aty raportojnë: «Shqipëria – vendi që nuk njeh konflikte ndërfetare!». Papa nënshkruhet në librin e vizitorëve.

Diçka pas orës njëmbëdhjetë filloi Mesha e Shenjtë. Me Papa Françeskun bashkëkremtojnë edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvij, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë. Në hapësirën para altarit janë vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër ta edhe zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vjet. Aty afër qëndron stafi i tij. Papa ngjet shkallët drejt meshës. Këndohen këngë kishtare. Sheshi do të jetë në qendër të vëmendjes për disa orë nga të gjitha mediet ndërkombëtare. Sheshi «Nënë Tereza» i ngjason atij «Shën Pjetri» në meshën e përjavshme të Papa Françeskut.

«Shqipëria tokë heronjsh, tokë e shqiponjave»

Për Papën vetë, kjo është një vizitë me vlerë të lartë simbolike. Ai pati theksuar: «Me këtë vizitë të shkurtër unë dua ta inkurajoj Kishën e Shqipërisë në besimin e saj dhe të shpreh përkrahjen dhe dashurinë time për një vend, i cili ka vuajtur gjatë, si pasojë e ideologjisë së të shkuarës». Midis flamujve të Vatikanit, me të cilët pjesëmarrësit e përshëndetën Papa Franceskun, syri të zë pllakatin, ku shkruante: «E respektoj Biblën dhe Kuranin se jam shqiptar». Në fjalën e mbajtur në takimin me autoritetet e larta të Tiranës, Ati i Shenjtë e lavdëroi bashkëjetesën paqësore fetare në Shqipëri si një «karakteristikë fatlume» dhe «pasuri të çmueshme për vendin dhe kohën tonë». Ai e vlerësoi realitetin e marrëdhënieve ndërmjet besimeve fetare në Shqipëri si një provë që «bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet komuniteteve dhe besimtarëve të feve të ndryshme nuk është vetëm e dëshirueshme, por edhe e mundshme dhe realiste».

Papa Francesku e quajti Shqipërinë tokë të fisme, tokë heronjsh, që e kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit; tokë martirësh, të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ai i falënderoi shqiptarët për ftesën, në, siç e quajti Shqipërinë, «tokën e shqiponjave».

«Respektimi i të drejtave njerëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit, është kushti paraprak për vetë zhvillimin shoqëror e ekonomik të një vendi. Kur respektohet dinjiteti i njeriut dhe njihet e garantohen të drejtat e tij, lulëzon edhe shpirti krijues e nismëtar, e personaliteti njerëzor mund t’i shpalosë nismat e veta në dobi të së mirës së përbashkët», tha ai. Papa e pagëzoi Shqipërinë për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme. «Bashkëjetesa paqësore ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, në të vërtetë është pasuri e paçmueshme për paqen dhe zhvillimin e harmonishëm të një populli. Është vlerë që duhet ruajtur e duhet ushqyer çdo ditë me edukimin për t’i respektuar dallimet dhe identitet specifike, të gatshme për dialog e bashkëpunim në dobi të të gjithëve, duke e njohur dhe duke e nderuar njëri-tjetrin. Është dhuratë, të cilën duhet t’ia kërkojmë gjithmonë Zotit. Uroj që Shqipëria ta vijojë këtë udhë, duke u bërë për shumë vende shembull frymëzimi», tha Ati i Shenjtë.

Papa e përmendi edhe Nënë Terezën. Asaj, bashkë me martirët e lirisë së të drejtave njerëzore, i takon mirënjohja jonë më e thellë e lutja jonë. Papa tha se tash është një sfidë tjetër, ajo drejt një bote që priret drejt globalizimit ekonomik e kulturor, e që, sipas tij, duhet bërë çdo përpjekje që rritja dhe zhvillimi të jetë në shërbim të të gjithëve, e jo vetëm të një pjese të popullsisë. Papa Françesku e përfundoi fjalimin e tij me një lutje: «Hyji diktoftë mbi Shqipërinë hirin dhe bekimin e vet!». Prononcimi më i fuqishëm ishte ndoshta ky: «Nënë Tereza është bijë e madhe e këtyre trojeve. Paqe në shtëpitë tuaja! Erdha për t’u inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja, që e keni në flamurin tuaj, ta mbajë gjithmonë shpresën te Zoti që nuk zhgënjen, e qëndron pranë në momente të vështira».

Një vizitë historike

Pas mbarimit të meshës qendrore në sheshin «Nënë Tereza», Ati i Shenjtë e përshkoi me makinën e tij Bulevardin «Dëshmorët e Kombit», duke u përshëndetur me duartrokitje nga mijëra qytetarë dhe besimtarë që kishin mbushur si asnjëherë tjetër rrugët e sheshet e Tiranës për t’u përshëndetur me të, në këtë vizitë historike në Shqipëri. Në orën 13:30, Papa e zhvilloi një drekë pune dhe takim me ipeshkvijtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike. Në mjediset e Nunciaturës Apostolike, Ati i Shenjtë është takuar me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.

Agjenda e vizitës së Atit të Shenjtë vazhdoi me vizitën në Universitetin Katolik «Zoja e Këshillit të Mirë», ku Papa u takua me krerët e komuniteteve fetare myslimane dhe të krishtera. Ky takim u zhvillua pa praninë e medieve. Komuniteti katolik në Shqipëri shkon në rreth 15 për qind të popullatës.

Në katër anët e Tiranës kishte policë me uniformë, por edhe të tjerë në civilë. Gjatë tërë ditës, në Tiranë herë binte shi, por nganjëherë kishte edhe rreze dielli.[Best_Wordpress_Gallery id=”8″ gal_title=”Papa”]

Në katër anët e Tiranës kishte policë me uniformë, por edhe të tjerë në civilë. Gjatë tërë ditës, në Tiranë herë binte shi, por nganjëherë kishte edhe rreze dielli.