Barnatorja e urrejtjes e dr. Lutherit

Në 500-vjetorin e reformacionit Martin Lutheri është kujtuar dhe lavdëruar anekënd botës për lëvizjen e tij fetare. Por, dr. Lutheri dinte edhe të urrente.

Martin Luther.



Nuk ka profetë të shenjtë. As Martin Lutheri nuk është aq i shenjtë siç shihet nga ndjekësit e tij. Kjo duhet të kujtohet sidomos në 500 vjetorin e reformacionit, i cili nuk la pa prekur asnjë domen të jetës. Antisemitizmi, përbuzja e turqve, tallja e grave janë disa nga rrëshqitjet e dr. Lutherit. Në vijim 14 mendime të Lutherit nga libri «A nuk shkaktova mjaft rrëmujë?» të autorit Günter Scholz.

1.
Zoti e krijoi burrin me gjoks të gjerë dhe prapanicë të hollë, në mënyrë që të ketë mjaft vend për mençuri. Por, pjesën për jashtëqitje e bëri të vogël. Te gruaja është e kundërta. Për këtë arsye gratë kanë shumë jashtëqitje, pak mençuri.

2.
Bujqit sot janë derra të vërtetë. Ata nuk ia vlen të kenë fëmijë, vetëm derra.

3.
Ata [hebrenjtë] janë vetë fajtorë për dëbimin dhe ndjekjen e tyre; le të tregojnë shkaqet përse janë përndjekur 1500 vjet, një popull pa mbret, pa ligj, pa profet, pa tempull. Ata s’mund të tregojnë arsye tjetër përveç mëkateve të tyre.

4.
Turku është zemërimi i fundit dhe më i keq i dreqit.

5.
Juristët nuk dinë gjë, e kur dinë shumë, ata mund të ndërtojnë dhe ngrenë një kuzhinë dhe nevojtore; po ë shijoj kuzhina, aq më e rëndë duhma në nevojtore.

6.
Pirësit e birrave janë derra të dehur, të cilët kurrë nuk do ta shohin perandorinë e zotit.

7.
Andaj, i dashur i krishterë, duhet ta dish se krahas dreqit ti nuk ke armik më të hidhur, më të helmuar, më të ashpër se një hebre të vërtetë. Popull më gjakpirës dhe hakmarrës kurrë dielli s’ka ngrohur.

8.
Spanjollët janë të pafrenueshëm, ata ua kalojnë italianëve dhe francezëve me dashakeqësinë e tyre. Asnjë komb s’mund t’i durojë.

9.
Asnjë fustan nuk i rri një gruaja apo virgjëreshe më keq se kur do të jetë e mençur.

10.
Njeriu është prej muti.

11.
Një jurist i vërtetë, një i krishterë i tmerrshëm.

12.
Regjimenti i grave zor përfundon mirë.

13.
Keq i ka punët Gjermania. Gjermania mbaroi.

14. Besoj se bota nuk do të zgjasë më shumë se 100 vjet.