Bariu

Fernando Pessoa, Poet portugez.



Jam bari.
Grigjë janë mendimet e mia
dhe të gjitha mendimet e mia janë përjetim.
Mendoj me sy e me veshë
me duar e këmbë
me hundë dhe gojë.
Të mendosh për një lule domethënë ta shohësh atë dhe t’i marrësh erë
Të hash një pemë domethënë t’ia përthekosh kuptimin.
Andaj kur në një ditë me vapë,
të cilën e shijoj pa fund, ndihem i pikëlluar,
dhe shtrihem në bar
dhe i mbylli sytë e nxehur,
ndjej gjithë trupin tim,
e di të vërtetën dhe jam i lumtur.
Përktheu: Enver Robelli
(Alberto Caeiro është pseudonim i poetit portugez Fernando Pessoa)