Më kalben pemët në tryezë
nis t’i këpus mollët e tharta
ta zhduk afatin e vdekjes së frutit
dikush që më do fshehurzi
ma gjuan faqen e saj të papjekur
që të heq dorë nga mollët e panjohura
shqelmoji pemët në mbrëmje
më thotë një zë i largët
të del filizi nga balta në mëngjes
përtej kopshtit hidhe farën
kur ndërron stinët dhe kur gjethet bien
ta ruash shtëpinë për të mbuluar gjethet fytyrën
po të hyri bari në dritare
mos thuaj të është rritur kopshti në tryezë
triumf i vdekjes mbi hark të gjelbër