Bardhyl Coli gjatë verës drejton buzë liqenit të Luzernit një hotel 114 vjet të vjetër

Liqeni i Luzernit në Zvicrën qendrore është ndër pjesët më të bukura ndoshta në mbarë kontinentin e vjetër. Kjo trevë ofron atraksione të shumëllojshme, mundësi për aktivitete sportive, bjeshkatari, lundrim, shëtitje me anije, not, gastronomi të nivelit të lartë. Rrjedhimisht, edhe numri i turistëve që vijnë në këtë rajon është shumë i madh. Brenda një viti në rajonin e liqenit të Luzernit regjistrohen më shumë se një milion fjetje në hotele.

Potenciali turistik i liqenit të Luzernit u zbulua nga anglezët në rrugëtim e sipër drejt Italisë. Më 1871 u hap hekurudha e parë me dhëmbëzime e Europës, që njihet me emrin «Vitznau-Rigi-Bahn». Më 1889 u ndërtua hekurudha me dhëmbëzime nga Alpnachstad në kodrën e Pilatusit. Kjo është edhe sot hekurudha më e pjerrët me dhëmbëzime në botë. Gjatë udhëtimeve të tij nëpër Europë shkrimtari amerikan Mark Twain përshkroi edhe ngjitjen në majën Rigi mbi liqenin e Luzernit. Shënimet e tij e bënë të popullarizuar në mesin e amerikanëve udhëtimin në Zvicër në shekullin e 19-të.

Hoteli

Këtë rajon turistik edhe sot duan ta shijojnë amerikanët, por edhe aziatikët, gjermanët, britanikët, rusët etj. Dhe jo pak prej tyre gjejnë vend në hotelin «Vitznauerhof» në fshatin Vitznau. Hoteli ka një histori të bujshme 114-vjeçare. Para dy javësh drejtimin e këtij hoteli të famshëm e ka marrë Bardhyl Coli bashkë me Maria Redlich. Coli, një shqiptar nga Kosova, nga mediat zvicerane dhe nga njohësit e hotelerisë përshkruhet si talent i madh i mikpritjes hoteliere. Ai ka ardhur në Zvicër në moshën tetëvjeçare dhe dy dekada më vonë, në qershor 2012, ai u bë drejtor i «Waldhotel Davos», një hotel me katër yje që dikur ka qenë sanatorium mushkërish, ku shkrimtari gjerman Thomas Mann ishte inspiruar të shkruajë kryeveprën e tij «Mali magjik».

Coli do të vazhdojë ta drejtojë gjatë dimrit hotelin në Davos, ndërsa gjatë verës – dhe kjo është risia – ai do të menaxhojë hotelin «Vitznauerhof». Kur të mbyllet sezoni në vjeshtë Coli dhe ekipi i tij, që përbëhet prej më shumë se 30 vetash, kthehet sërish në Davos për ta bërë gati për sezonin dimëror hotelin luksoz. «Ndoshta ky është një model i ri për hotelerinë zvicerane», ka thënë Coli për gazetën «SonntagsZeitung». «Personeli për dy hotele, të cilat për shkak të sezonit funksionojnë në mënyra të ndryshme». / -lli