Bardhec Berisha – Një ditë në jetën time si emigrant




Nga Rehana DOKO

 

Java ime fillon me ditët më të dashuruara për mua. Çdo të hënë në mëngjes, pasi të jem zgjuar, e bëj një sillë të vogël, pastaj filloj me përgatitjet për orën e mësimit në mbrëmje, në orën nëntëmbëdhjetë. Është shumë me rëndësi të shkoj i përgatitur në klasë dhe pjesëmarrësve të kursit t’ua mësoj gjërat më të rëndësishme.

Pasi të kem mbaruar me përgatitjet, fus materialet në çantë dhe e gatuaj drekën për mua dhe gruan time, Borën, e cila nga ora dymbëdhjetë e mbaron punën dhe kthehet në shtëpi. Ne hamë bashkë, flasim për gjëra të ndryshme dhe e shijojmë praninë e njëri-tjetrit. Posaçërisht tani që fëmijët tanë, Blerta, Roza, Bujari dhe Besarti, nuk banojnë më me ne.

Pas drekës i jepem leximit të artikujve të ndryshëm onlajn, nganjëherë shkruaj poezi a prozë, dhe vazhdoj ta lexoj librin që kam në dorë. Librat i lexoj në mënyrën e vjetër, romanet sikur nuk më lexohen onlajn.

Më vonë pasdite, për arsye shëndetësore, e bëj një orë vrapim. Ndërkohë i kam gjetur rrugët e mia të preferuara, të cilat i ndërroj vazhdimisht. Kur kthehem në shtëpi, e vazhdoj leximin dhe përgatis një çaj kopre. Ndodh që deri orën tetëmbëdhjetë bëj edhe punë të tjera të paplanifikuara. Fiks në atë orë mbledh gjithçka më duhet dhe nisem në këmbë deri në Baslerstrasse të Luzernës, ku gjendet edhe shkolla.

Në orën nëntëmbëdhjetë jemi të gjithë në klasë dhe fillojmë me kursin e gjuhës. Unë jap mësimin e shqipes në mënyrë klasike: Fillojmë me lexim, kalojmë pastaj te diskutimi dhe, natyrisht, gramatika e ka vendin e vet. Për mua, gramatika është baza për ta mësuar një gjuhë, cilado qoftë ajo. Prandaj, edhe përpiqem shumë që kursistëve t’u mundësoj një hyrje të mbarë në gramatikën e shqipes. Kursi, me një pauzë ndërmjet, zgjat deri në orë njëzetenjë të mbrëmjes. Mosha e kursistëve varion nga ajo e studentit njëzetvjeçar deri te ajo e ndërmarrësit pesëdhjetëvjeçar. Kursi është menduar me zvicerane dhe zviceranë, të cilët janë të interesuar ta mësojnë gjuhën shqipe. Nga shtatori do të inkuadrohet përsëri «klasa e sekondove», të cilën e ka ndjekur vajza ime Blerta dhe Ylfete Fanaj.

Më kujtohet shumë mirë dita e parë, kur para meje e kisha ulur një grup zviceranësh dhe zviceranesh, dhe pas orës së parë i pyeta se përse dëshironin ta mësonin shqipen. Dy përgjigje më kanë bërë fort përshtypje, sa i kujtoj ende me kënaqësi. Një djalë i ri më tregoi me dorë dhe bërtiti: ‹Për këtë, fajtor je ti! Ti doje që unë ta vizitoja Kosovën me ty dhe tani jam këtu, i dashuruar në këtë kulturë dhe gjuhë›. Pohimi tjetër, diçka më i qetë, por i vendosur ishte: ‹Jam këtu për ta mësuar gjuhën e djalit tim›. Pas gjithsej njëzetetetë leksioneve, në vjeshtë së bashku do të ndërmarrim një udhëtim në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni për të mësuar më shumë për gjeografinë dhe historinë e popullit shqiptar.

Tani mbetet vetëm edhe pyetja përse kam kaq shumë dëshirë që këtyre njerëzve t’ua mësoj shqipen? Arsyeja kryesore për këtë është ajo, sepse kjo më bën shumë kënaqësi dhe sepse ne të gjithë, me prejardhje zvicerane, shqiptare, apo zvicerano-shqiptare, në këtë mënyrë mund të përparojmë më tutje.Nga Rehana DOKO

 

Java ime fillon me ditët më të dashuruara për mua. Çdo të hënë në mëngjes, pasi të jem zgjuar, e bëj një sillë të vogël, pastaj filloj me përgatitjet për orën e mësimit në mbrëmje, në orën nëntëmbëdhjetë. Është shumë me rëndësi të shkoj i përgatitur në klasë dhe pjesëmarrësve të kursit t’ua mësoj gjërat më të rëndësishme.

Pasi të kem mbaruar me përgatitjet, fus materialet në çantë dhe e gatuaj drekën për mua dhe gruan time, Borën, e cila nga ora dymbëdhjetë e mbaron punën dhe kthehet në shtëpi. Ne hamë bashkë, flasim për gjëra të ndryshme dhe e shijojmë praninë e njëri-tjetrit. Posaçërisht tani që fëmijët tanë, Blerta, Roza, Bujari dhe Besarti, nuk banojnë më me ne.

Pas drekës i jepem leximit të artikujve të ndryshëm onlajn, nganjëherë shkruaj poezi a prozë, dhe vazhdoj ta lexoj librin që kam në dorë. Librat i lexoj në mënyrën e vjetër, romanet sikur nuk më lexohen onlajn.

Më vonë pasdite, për arsye shëndetësore, e bëj një orë vrapim. Ndërkohë i kam gjetur rrugët e mia të preferuara, të cilat i ndërroj vazhdimisht. Kur kthehem në shtëpi, e vazhdoj leximin dhe përgatis një çaj kopre. Ndodh që deri orën tetëmbëdhjetë bëj edhe punë të tjera të paplanifikuara. Fiks në atë orë mbledh gjithçka më duhet dhe nisem në këmbë deri në Baslerstrasse të Luzernës, ku gjendet edhe shkolla.

Në orën nëntëmbëdhjetë jemi të gjithë në klasë dhe fillojmë me kursin e gjuhës. Unë jap mësimin e shqipes në mënyrë klasike: Fillojmë me lexim, kalojmë pastaj te diskutimi dhe, natyrisht, gramatika e ka vendin e vet. Për mua, gramatika është baza për ta mësuar një gjuhë, cilado qoftë ajo. Prandaj, edhe përpiqem shumë që kursistëve t’u mundësoj një hyrje të mbarë në gramatikën e shqipes. Kursi, me një pauzë ndërmjet, zgjat deri në orë njëzetenjë të mbrëmjes. Mosha e kursistëve varion nga ajo e studentit njëzetvjeçar deri te ajo e ndërmarrësit pesëdhjetëvjeçar. Kursi është menduar me zvicerane dhe zviceranë, të cilët janë të interesuar ta mësojnë gjuhën shqipe. Nga shtatori do të inkuadrohet përsëri «klasa e sekondove», të cilën e ka ndjekur vajza ime Blerta dhe Ylfete Fanaj.

Më kujtohet shumë mirë dita e parë, kur para meje e kisha ulur një grup zviceranësh dhe zviceranesh, dhe pas orës së parë i pyeta se përse dëshironin ta mësonin shqipen. Dy përgjigje më kanë bërë fort përshtypje, sa i kujtoj ende me kënaqësi. Një djalë i ri më tregoi me dorë dhe bërtiti: ‹Për këtë, fajtor je ti! Ti doje që unë ta vizitoja Kosovën me ty dhe tani jam këtu, i dashuruar në këtë kulturë dhe gjuhë›. Pohimi tjetër, diçka më i qetë, por i vendosur ishte: ‹Jam këtu për ta mësuar gjuhën e djalit tim›. Pas gjithsej njëzetetetë leksioneve, në vjeshtë së bashku do të ndërmarrim një udhëtim në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni për të mësuar më shumë për gjeografinë dhe historinë e popullit shqiptar.

Tani mbetet vetëm edhe pyetja përse kam kaq shumë dëshirë që këtyre njerëzve t’ua mësoj shqipen? Arsyeja kryesore për këtë është ajo, sepse kjo më bën shumë kënaqësi dhe sepse ne të gjithë, me prejardhje zvicerane, shqiptare, apo zvicerano-shqiptare, në këtë mënyrë mund të përparojmë më tutje.