Banorët e Zllatarit të Ferizajt falin 2 hektarë tokë për rrugë

Banorët e fshatit Zllatar të Ferizajt i ndihmojnë Komunës për një projekt infrastrukture rrugore.




15 familje të fshatit ia kanë falur Komunës parcelat e tyre private prej afro 2 hektarësh për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës, e cila lidhet me fshatin Dardani, shkruan sot «Koha Ditore».

Për realizimin e asfaltimit të kësaj rruge me gjatësi prej rreth 3 kilometrash dhe ndërtimin e kanalizimit për këtë fshat, Komuna nga buxheti vetjak kishte ndarë rreth 300 mijë euro.