Banorët e Vërrinit kërkojnë realizim projektesh infrastrukturore

Rregullimi i infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore në disa pjesë të fshatrave Hoçë dhe Leskovec janë veçuar si projekte prioritare nga përfaqësues të rajonit të Vërrinit të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë kërkuar, në një takim me kreun komunal, vëmendjen e pushtetarëve lokalë, në mënyrë që gjatë 2016-s të jetësohen projektet që ishin premtuar më herët.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë takimit për buxhetin e vitit të ardhshëm, ka theksuar se të gjitha vendbanimet kanë qenë në gjendje të mjerueshme dhe se që nga paslufta janë bërë investime të shumta, që kanë ndryshuar pamjen e tyre për të mirë.

«Kemi bërë bukur mirë investime, por e kuptoj se nuk është mjaft. Shoqëria zhvillohet dhe rrjedhimisht edhe kërkesat rriten. Prandaj, kemi ardhur që të marrim opinionet tuaja për realizimin e projekteve më të nevojshme, në bazë të mundësive buxhetore, pra që edhe ju të jeni autorë të buxhetit për vitin 2016», ka thënë Muja.

Ai ka kërkuar që përfaqësuesit e fshatrave të përqendrohen në ofrimin e propozimeve dhe mos të përdorin gjuhë konfrontuese, përcjell koha.net. Sipas tij suksesi do të jetë i arritshëm nëse vazhdohet bashkëpunimi i deritanishëm.