Banorët e Korishës së Prizrenit rrezikohen nga shtylla elektrike [foto]

Banorët e fshatit Korishë të Prizrenit janë të rrezikuar nga një shtyllë elektrike që është gati duke u rrëzuar.




Një banor i këtij fshati ka thënë për portalin Koha.net se shtylla elektrike ishte vendosur për lidhje të internetit, por në vitet e fundit ka filluar të anojë nga rruga.

Kjo shtyllë është që nga viti 1999 ku është vendos dhe e ka pru një kompani këtë shtyllë për lidhje interneti”, ka thënë ai pa dashur t’i përmendej emri.

Ai ka shtuar se zyrtarët e KEDS-it janë në dijeni për këtë shtyllë, por sipas tij, ata u kanë thënë banorëve se nuk janë të rrezikuar nga ajo.