Banorët do t`i dizajnojnë hapësirat publike

Përmes një bashkëpunimi të Komunës së Prishtinës dhe agjencisë së OKB-së «UN Habitat» banorët e lagjes «Bregu i Diellit» do të kenë mundësi t’i dizajnojnë vetë hapësirat publike.

Disa baraka në atë lagje u patën shndërruar në strehë të narkomanëve, me ç’rast para disa muajve pati intervenuar edhe Drejtoria e Inspektoratit, shkruan sot Koha Ditore.

Tani ajo hapësirë pritet të shndërrohet në hapësirë që do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve. Zyrtarët e Komunës së Prishtinës, bashkë me përfaqësuesit e «UN Habitat», në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar kohë më parë, të mërkurën përmes një komunikate për shtyp kanë shpalosur projektin «Bllok pas blloku» që do të realizohet me banorët e lagjes «Bregu i Diellit».

Zyrtari për informim në Komunën e Prishtinës, Xhevdet Pozhari, ka thënë se pasi që të vendoset për projektin, bashkëfinancues për realizimin e tij do të jenë Komuna dhe «UN Habitati».

«Në këtë kuptim, edhe projekti që do ta realizojmë së bashku me ‘UN Habitatin’ do të jetë shpërfaqje e konceptit të banorëve të asaj lagjeje lidhur me hapësirat e pashfrytëzuara që janë identifikuar dhe do të revitalizohen», ka thënë Pozhari.

Ndërkaq, përfaqësuesi i «UN Habitatit», Genc Selami, ka thënë se nga data 11 deri më 14 shtator do të mbahet punëtori me banorët e lagjes «Bregu i Diellit», të cilët përmes programit kompjuterik «Minecraft» do të dizajnojnë hapësirën.

Ky projekt ka përzgjedhur 300 hapësira publike në gjithë botën për të rregulluar, e një ndër to është edhe Komuna e Prishtinës.

Në konferencë gjithashtu u tha se këto projekte kanë për qëllim përmirësimin e planifikimit hapësinor, si dhe forcimin e bashkëpunimit midis qeverisë lokale dhe asaj qendrore për çështjet e planifikimit urban.