«Banketi i Hijeve» dhe hija e rëndë e shkrimtarit Zija Çela

Një roman që të magjeps si me temën, ashtu edhe me mënyrën e shkrimit të tij. Ai nxit mendimin dhe të kënaq me detajet e përshkrimit.




Banketi i hijeve është botuar nga «Dukagjini» në Pejë në vitin 1997. Zija Çela, ndër shkrimtarët më të afirmuar bashkëkohor shqiptar, në këtë roman ka sjellë me plotni si personazh kryesor një të vdekur. Vdekja dhe subjektet e saj kanë përbërë prej në kryherë landë për letërsinë e madhe.

Romani ka në qendër të shqetësimit të tij jetën në një lagje të planetit, banorët e së cilës kanë krijuar hierarkinë e tyre zyrtare, zakonore, morale, pasurore. Jetojnë në ankthin e së nesërmes dhe në paqartësinë e së shkuarës së tyre, si kudo. Ajo që shenjon këtë sipërfaqe të dheut, e bën atë të veçantë, është intensiteti i përjetimit të legjendes, të vdekjes, të ikjes dhe kthimit tek rrënjët, por mbi të gjitha është shpirtëzimi i kompleksit të Edipit.

Në qytetthin e Mamacit është rikthyer Redoni i vdekur, Dardana e ëma e kudondodhur, shfaqet kudo, veç jo para syve të tij. Ajo ka frikë nga i biri, qytetasit e këshillojnë të birin të martohet me të ëmën. «O Zot, mamacianët po më martojnë vetë me time më!». Kjo gjithsesi do ta reduktonte romanin në një rrëfim të mërzitshëm, me përfundim të njohur edhe prej shkollarëve, sikur Zija Çela të mos e zotëronte deri në prefeksion mjeshtrinë e rrëfimit, të skalitjes së personazheve, të mbajtjes peshë të tensionit dhe intrigës, sikur të mos kishte aftësinë e mrekullueshme që jetën e përmbledhur mes burgut dhe kasaphanës, mes bibliotekës dhe dashurisë, mes marramendjes së legjendave dhe historive të panumërta të banorëve të Mamacit të na e përshkruante jo veç me një gjuhë fort të pasur, por kryesisht me një stil të rrallë në letrat shqipe.

Romani, siç thashë, bazohet mbi dashurinë e nënës për të birin, dashuri që e ka ringjallur atë, e ka kthyer nga përtejjeta! Kjo është fort pshtjelluese për qytetin, i cili edhe mallkimet i ka të rënda, të papërballueshme: «Të pafsha tek Gurët e Përçudnimit!» formë e monumenteve të turpit, diku në periferi të qytetit: «Është biri i tim bir dhe vëllai i tim shoq!». Dalëngadalë drama zbulohet me përmasat e saj të plota, pasi shumica e personazheve kanë pengje, amanete, dëshira që nuk arrijnë kurrë t’i plotësojnë. Kjo impotencë siç duket nxit tek ata kënaqësinë përverse, shqetësimin e tyre themelor – shkatërrimin e tjetrit. Në këtë avullamë ata nuk kursejnë as pemët, por kjo siç duket diktohet nga paranoja parake, se fati apo fa-taliteti i njeriut mund të përcaktohet edhe nga një bimë, nga një trung arre.

Absurdi dhe përmasat e groteskut e kapërcejnë kufirin logjik kur gjithë Mamaci përfshihet nga ethet e kungullit, kur biblioteka e qytetit mbushet me botime nga e gjithë bota për këtë bimë. Kjo përjetohet si dramë edhe nga një zyrtar i rëndomtë, çka tregon se përmasat e tmerrit janë të besueshme dhe të frikshme edhe për qenie të imta njerëzore.

Mamaci i Çelës është plot e përplot me jetë, me kurvëri e me hasmëri, me tregti e me festa, me idiotësi e me burg, me të marrë e me të mençur, me emigrantë të ikur, e të rikthyer, me të vdekur e të gjallë që enden herë me krye e herë pa krye, me armiq përballë, me armiqësi të vjetër sa jeta.

Autori mban nën kontroll jo vetëm linjat, personazhet por edhe detaje e gdhendje nga më të imtat, të cilat i sjell e risjell në mënyrë të befasishme për kënaqësinë më të madhe të lexuesit. Ajo që e shndërron leximin e këtij libri në një kënaqësi të vërtetë është aftësia e shkrimtarit që të përziejë në të njëjtën materie letrare hiperbolizime fantastike me mite e rrëfenja të vjetra që i japin shkrimit një natyrë eterike e mistike, njëherësh e këndshme për t’u lexuar dhe marramendëse si përfytyrim.

Nëse vërtet nuk arrijmë «të dëgjojmë zhurmën që bën rruzulli i tokës duke u sjellur në boshtin e vet», siç i ndodh një personazhi të Çelës, e sigurtë që ndiejmë gurgullimën e pastër gjuhësore dhe mjeshtrinë e një shkrimtari të madh bashkëkohor.Një roman që të magjeps si me temën, ashtu edhe me mënyrën e shkrimit të tij. Ai nxit mendimin dhe të kënaq me detajet e përshkrimit.

Arbër AHMETAJ

Banketi i hijeve është botuar nga «Dukagjini» në Pejë në vitin 1997. Zija Çela, ndër shkrimtarët më të afirmuar bashkëkohor shqiptar, në këtë roman ka sjellë me plotni si personazh kryesor një të vdekur. Vdekja dhe subjektet e saj kanë përbërë prej në kryherë landë për letërsinë e madhe.

Romani ka në qendër të shqetësimit të tij jetën në një lagje të planetit, banorët e së cilës kanë krijuar hierarkinë e tyre zyrtare, zakonore, morale, pasurore. Jetojnë në ankthin e së nesërmes dhe në paqartësinë e së shkuarës së tyre, si kudo. Ajo që shenjon këtë sipërfaqe të dheut, e bën atë të veçantë, është intensiteti i përjetimit të legjendes, të vdekjes, të ikjes dhe kthimit tek rrënjët, por mbi të gjitha është shpirtëzimi i kompleksit të Edipit.

Në qytetthin e Mamacit është rikthyer Redoni i vdekur, Dardana e ëma e kudondodhur, shfaqet kudo, veç jo para syve të tij. Ajo ka frikë nga i biri, qytetasit e këshillojnë të birin të martohet me të ëmën. «O Zot, mamacianët po më martojnë vetë me time më!». Kjo gjithsesi do ta reduktonte romanin në një rrëfim të mërzitshëm, me përfundim të njohur edhe prej shkollarëve, sikur Zija Çela të mos e zotëronte deri në prefeksion mjeshtrinë e rrëfimit, të skalitjes së personazheve, të mbajtjes peshë të tensionit dhe intrigës, sikur të mos kishte aftësinë e mrekullueshme që jetën e përmbledhur mes burgut dhe kasaphanës, mes bibliotekës dhe dashurisë, mes marramendjes së legjendave dhe historive të panumërta të banorëve të Mamacit të na e përshkruante jo veç me një gjuhë fort të pasur, por kryesisht me një stil të rrallë në letrat shqipe.

Romani, siç thashë, bazohet mbi dashurinë e nënës për të birin, dashuri që e ka ringjallur atë, e ka kthyer nga përtejjeta! Kjo është fort pshtjelluese për qytetin, i cili edhe mallkimet i ka të rënda, të papërballueshme: «Të pafsha tek Gurët e Përçudnimit!» formë e monumenteve të turpit, diku në periferi të qytetit: «Është biri i tim bir dhe vëllai i tim shoq!». Dalëngadalë drama zbulohet me përmasat e saj të plota, pasi shumica e personazheve kanë pengje, amanete, dëshira që nuk arrijnë kurrë t’i plotësojnë. Kjo impotencë siç duket nxit tek ata kënaqësinë përverse, shqetësimin e tyre themelor – shkatërrimin e tjetrit. Në këtë avullamë ata nuk kursejnë as pemët, por kjo siç duket diktohet nga paranoja parake, se fati apo fa-taliteti i njeriut mund të përcaktohet edhe nga një bimë, nga një trung arre.

Absurdi dhe përmasat e groteskut e kapërcejnë kufirin logjik kur gjithë Mamaci përfshihet nga ethet e kungullit, kur biblioteka e qytetit mbushet me botime nga e gjithë bota për këtë bimë. Kjo përjetohet si dramë edhe nga një zyrtar i rëndomtë, çka tregon se përmasat e tmerrit janë të besueshme dhe të frikshme edhe për qenie të imta njerëzore.

Mamaci i Çelës është plot e përplot me jetë, me kurvëri e me hasmëri, me tregti e me festa, me idiotësi e me burg, me të marrë e me të mençur, me emigrantë të ikur, e të rikthyer, me të vdekur e të gjallë që enden herë me krye e herë pa krye, me armiq përballë, me armiqësi të vjetër sa jeta.

Autori mban nën kontroll jo vetëm linjat, personazhet por edhe detaje e gdhendje nga më të imtat, të cilat i sjell e risjell në mënyrë të befasishme për kënaqësinë më të madhe të lexuesit. Ajo që e shndërron leximin e këtij libri në një kënaqësi të vërtetë është aftësia e shkrimtarit që të përziejë në të njëjtën materie letrare hiperbolizime fantastike me mite e rrëfenja të vjetra që i japin shkrimit një natyrë eterike e mistike, njëherësh e këndshme për t’u lexuar dhe marramendëse si përfytyrim.

Nëse vërtet nuk arrijmë «të dëgjojmë zhurmën që bën rruzulli i tokës duke u sjellur në boshtin e vet», siç i ndodh një personazhi të Çelës, e sigurtë që ndiejmë gurgullimën e pastër gjuhësore dhe mjeshtrinë e një shkrimtari të madh bashkëkohor.