Banimi në zona të ngjeshura bën keq për zemrën

Për shkak të ajrit të rëndë ndërtimi në afërsi të rrugëve e rrit rrezikun e sëmundjeve. Por, gjithmonë ka një zgjidhje.

Foto: Hung Chung Chih / Shutterstock.com



Mbipopullimi bën mirë për klimën, por është i dëmshëm për zemrën. Kështu postulon një raport i para disa kohe i tematizuar në Tgaes Anzeiger. Kjo, sepse kush jeton në afërsi të arterieve të trafikut, për shkak të ajrit të ndotur e ka më të lartë rrezikun të preket nga sëmundjet e zemrës. Ky është konstatimi i studiuesve amerikanë dhe zviceranë të studimit.

Hulumtimi merret me vlerësimin e ndikimit të ndotjes së ajrit në afërsi të rrugëve, nëse në jug të Kalifornisë zbatohet një ligj për reduktimin e gazrave deri në vitin 2035. Ideja është të zvogëlohet qarkullimi i automjeteve përmes një konceptimi të ri të qyteteve. Në të ardhmen, qytetarët do të duhet të banojnë në shtëpi për më shumë familje përgjatë korridoreve me një trafik të organizuar publik, në vend të paralagjeve të shtrira me shtëpi të veçanta.

Një gjë e tillë, ndër të tjera, do ta zvogëlonte dotjen e ajrit si shkaktar sëmundjesh. Studiues zviceranë nga Instituti i Shëndetit Publik në Bazel e kanë provuar edhe në studime të mëhershme që gazrat në rrugët e shumëfrekuentuara shpiejnë në dëme të arterieve dhe në sëmundjen e asmës te fëmijët. Bashkë me kolegët e tyre amerikanë, ata apelojnë të mos popullohen vendet në afërsi të rrugëve të mëdha.

Rreziqet për shëndetin sugjerojnë «oaza» ndërmjet rrugëve shumë të frekuentuara dhe dhe vendbanimeve të reja të mbipopulluara. Sipas specialistëve, gazrat e dëmshëm hollohen shpejt mbi segmentet e shkurtëra dhe rëndimi zvogëlohet brenda pak qindra metrash në mënyrë të dukshme.

Duke qenë se sidomos të moshuarit reagojnë ndishëm ndaj gazrave të dëmshëm, për shkak të mplakes së popullsisë, në dy dekadat e ardhshme do të rritej numri i infarkteve për shkak të ndotjes së ajrit. Pavarësisht zvogëlimit të emisioneve të gazrave të dëmshëm. ks