Ban Ki Mooni kërkon ndihmën e Iranit për Sirinë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Ban ki Moon ka kërkuar nga Irani që të bëjë presion mbi aleatin e saj në Damask, për të arritur një marrëveshje paqësore për t’i dhënë fund luftës civile në Siri, raporton KTV.




Gjatë një takimi me ministri e jashtëm të Iranit, Javad Zarif, Ban ki-Moon ka «përsëritur se nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt» dhe ka kërkuar nga Irani që të ushtrojë ndikimin e tij për promovim të paqes, transmeton Koha.net.

Dy liderët kanë diskutuar edhe për situatën në Jemen, ku OKB-ja po mundohet të zhvillojë bisedime paqësore, dhe ku Irani ka një rol shumë të rëndësishëm sepse mbështetë militantët shiitë.

Shefi i OKB-së gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha palët që ta zbatojnë marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor.