Ban fajëson ndërkombëtarët për krizën e refugjatëve sirianë

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon tha se këtë valë refugjatësh e ka krijuar kryesisht dështimi i liderëve ndërkombëtarë në konfliktin në Siri.

Ban shtoi se ikja e këtyre njerëzve nga Siria tregon qartë se ata po luftojnë për të mbijetuar, raporton KTV.

Në një intervistë për britaniken «The Guardian», Ban Ki-moon u bëri thirrje të gjitha palëve që të shikojnë përtej interesave personale dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes.

Edhe pse Ban Ki-moon nuk përmendi në mënyrë specifike Rusinë apo Kinën, këto janë të vetmet qeveri që kanë bllokuar disa rezoluta për Sirinë, fakt ky që ka ushtruar presion jo vetëm tek anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, por edhe te qeveria siriane.

Kjo s’ishte hera e parë që njeriu i parë i OKB-së foli ashpër kundër komunitetit ndërkombëtar.