Ballkani pritet të luftojë për fondet e BE-së pas Brexit

Largimi i Britanisë do të nxisë nevojën për kursime në BE-, ku shtetet e Europës Lindore, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë do të duhet të luftojnë për të ruajtur fondet e BE-së në bujqësi dhe reforma sociale.




Shtetet anëtare në BE të Europës Qendrore dhe Lindore përballen me një betejë për të ruajtur fondet joshëse të BE-së për bujqësinë dhe kohezionin social teksa Britania përgatitet të largohet nga blloku me 28 shtete, dhe teksa BE-ja harton një kornizë të re financiare shumëvjeçare për pas vitit 2020, sipas Bertellsman Stiftung. Studimi nga organizata e analistëve gjermanë për çështjet kyçe që kanë gjasa të ngrihen në negociatat e ardhshme të buxhetit, thekson se Rumania dhe Bullgaria do të jenë mes vendeve të Europës Qendrore-Lindore që me gjasa do të preken nga kursimet e detyruara nga BE-ja prej humbjes së kontributit britanik.

Në të thuhet se dalja e Britanisë me gjasa do t’i kushtojë BE-së rreth 6 miliardë euro në vit, pasi Britania kontribuon rreth 12 miliardë euro në vit për BE-në dhe përfiton thuajse gjysmën e kësaj shume në forma të ndryshme. Ndërkohë, studimi kujton deklaratën e Komisionit se gjysma e kësaj humbjeje – rreth 3 miliardë euro në vit – duhet të vijnë nga kursimet, ndërsa gjysma tjetër nga burime të reja. Studimi thekson se vendet e Europës Qendrore-Lindore, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë shprehur tashmë kundërshtim të fortë për disa nga idetë e prezantuara nga Komisioni në një dokument të qershorit 2017, «Dokument Reflektimi për të Ardhmen e Financave të BE-së».

Si Rumania dhe Bullgaria fitojnë shumë nga Politika e Përbashkët Bujqësore e BE-së, CAP dhe fondet e kohezionit. Gjermania dhe Britania janë dy nga humbësit më të shumë neto në BE nga poliitka e bujqësisë së bashkët. Fituesit kryesorë nga kjo politikë janë thuajse shumica e gjysmës lindore të Europës, me përjashtim të Portugalisë, Irlandës dhe Spanjës. Polonia dhe Greqia janë dy vendet që fitojnë më shumë nga CAP – por Rumania renditet e treta, me fitime rreth 2 miliardë euro në vit nga CAP. Bullgaria vjen në vendin e gjashtë, pas Hungarisë, me mbi 800 milionë euro.

Një tjetër reformë e mundshme buxheti që mund të alarmojë shtetet anëtare në BE nga Ballkani janë fondet e kohezionit social – të dhëna kryesisht në rajone që e kanë PBB më pak se 75 për qind të mesatares së BE-së. Nuk është çudi që, thuajse të gjitha këto rajone janë në Europën Lindore dhe Juglindore – përveç Portugalisë, një pjese të vogël të Spanjës, Italisë së Jugut dhe Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar dhe rajonit perëndimor të Kornish në Angli.

Debat në reformën monetare të pas vitit 2020 «do të jetë shumë i ashpër», parashikon Bertelsmann Stiftung – ku Europa «e vjetër» do të kërkojë kursime në buxhetet e shpenzimeve dhe kushte më të mëdha në aspektin e respektimit të sundimit të ligjit dhe me Europën «e re» që i reziston këtyre më lart. Kërkesat për kushte më të mëdha në termat e aksesit në financim janë rritur përpara ngjarjeve të fundit në Poloni, ku qeveria nacionaliste ka miratuar ndryshime ligjore që Brukseli i kundërshton. «Si ta bësh rrethin katror», shton organizata gjermane, duke nënkuptuar se do të jetë një sfidë.