Freitag, 24. Februar 2017

Ballë për ballë

«Serbët po vijnë sërish si hakmarrës»

Intervistë e shkrimtarit shqiptar, Ibrahim Rugova, mbi konfliktin ndërmjet nacionaliteteve në Jugosllavi. Ibrahim Rugova, 44-vjeçar, është profesor i letërsisë në Universitetin e Prishtinës dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Krahinës Autonome të Kosovës, e cila i takon Serbisë. - Botohet me rastin e 70-vjetorit të daljes së revistës gjermane «Der Spiegel», shoqëruar me një shënim mbi revistën e famshme nga Hamburgu.

«Nuk është faji im»

Intervistë ekskluzive me vitin 2016, i cili mallkohet e përbuzet prej të gjithëve.

Valon Behrami: «Më shumë do të më pëlqente jeta në Mitrovicë»

Dikur Valon Behrami ishte refugjat, ndërsa sot ylli i futbollit zviceran flet për gazetën «Tages Anzeiger» mbi mjerimin në kufijtë e Europës, jetën e tij të dikurshme dhe të tanishme, për Mitrovicën nën sundimin e dhunshëm serb dhe hapat e parë në Zvicër.

Bora Qosiq: «Jo, unë nuk jam pajtuar me këtë Serbinë e sotme»

Tragjedia e Ballkanit e viteve ’90 përmendet vetëm në mënyrë sporadike në literaturën bashkëkohore në rajon. Unë ende jam duke e pritur ndonjë ep në lidhje me të, për shkak se ajo është ende një ngjarje e madhe dhe e gjatë, e cila vazhdon dhe e cila duhet të tematizohet siç duhet, thotë shkrimtari i njohur Bora Qosiq në një intervistë për Radio Europa e Lirë.

«Rastësia sundon botën»

George Tabori refuzonte ta quanin regjisor. Ai ishte skenarist, aktor, shkrimtar, përkthyes, dramaturg. Ndër më të mëdhenjtë e shekullit XX. Ka lënë gjurmë artistike në të gjitha skenat e rëndësishme të botës. Me publicisten gjermane Iris Radisch ai i bën një bilanc jetës së tij të kaluar në Budapest, Sofje, Stamboll, Londër, New York, Berlin, Kajro, Palestinë...

«Nuk jam i lumtur. Nuk kam qenë kurrë në jetën time»

Marcel Reich-Ranicki, më i madhi kritik letrar i Gjermanisë në shekullin e XX, flet me kritiken po ashtu të madhe letrare Iris Radisch - mbi jetën e tij në Geton e Varshavës dhe karrierën madhështore në Gjermani. Një bisedë në fund të jetës.

Pano: Trump nuk do të ndryshojë politikën amerikane ndaj Ballkanit

Profesori i historisë, Nikolla Pano, tha në një intervistë me «Zërin e Amerikës» se nuk beson që si rrjedhojë e zgjedhjes së Donald Trumpit, politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan të ketë ndryshime dramatike. Profesor Pano, i cili është njohës i çështjeve të Ballkanit, tha gjithashtu se e shqetëson pabarazia sociale dhe ekonomike në Shqipëri.

«Njerëzit i duan klishetë»

Etienne Piguet është profesor në Fakultetin e Gjeografisë në Universitetin e Nëshatelit dhe nënkryetar i Komisionit Federal të Migracionit. Prej më shumë se 20 vjetësh ai e vrojton rrjedhën e politikës dhe të emigracionit në Zvicër. Opinioni i tij për imazhin e shqiptarëve në Zvicër.

Veselin Gjuranoviq: Ne malazezët jemi mbushur mend, nuk do të jemi kurrë më shërbëtorë...

Antifashisti i njohur malazez dhe funksionari i lartë i Malit të Zi në epokën e Jugosllavisë, Veselin Gjuranoviq, thotë se çetnikët janë të fuqishëm kudo ndër serbë dhe po synojnë t’i bëjnë bashkë Malin e Zi, Serbinë dhe Republikën e serbëve të Bosnjës. Gjuranoviq, një kundërshtar i vendosur i politikave destabilizuese të Rusisë, thotë se sulmet e NATO-s kundër Serbisë dhe Malit të Zi më 1999 kanë qenë të drejta. «Po të mos ishte NATO sot në Kosovë nuk do të jetonte asnjë shqiptar».

«Nëse asimilimi kuptohet si një çmim për integrimin, ky do të ishte një keqkuptim...

Basil Schader është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih dhe udhëheqës i seksionit «Gjermanishtja si gjuhë e dytë». Ai ka doktoraturë në gjermanistikë e albanologji, është autor i librave dhe teksteve të ndryshme shkollore dhe veprave shkencore e didaktike. Kohëve të fundit është kërkuar shpesh mendimi i tij për integrimin e shqiptarëve në Zvicër.

Artikuj të zgjedhur

6,795FansaPëlqeje
140NdjekësNa Ndjek
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.