Montag, 23. Oktober 2017

Ballë për ballë

«Ata që në emër të Zotit thërrasin në armiqësi – janë ose të çmendur...

Teologu i njohur i fesë islame, dr. Xhabir Hamiti, thotë se refugjatët myslimanë që vijnë në Europë duhet të respektojnë maksimalisht rendin shtetëror. Këtu hyn edhe përshëndetja duke ia dhënë dorën tjetrit. Ai shton se shqiptarët në Europë nuk duhet të përzihen dhe të shoqërohen me asnjë krah dhe grupim radikal i cili thirret në emër të fesë.

Kriza e Maqedonisë: «Dialogu të fillojë një ditë e më parë»

Shefi i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, kërkon bisedime urgjente për krizën. Intervistë me austriaken «der standard».

Analisti kroat braktis emisionin pasi gazetari serb tregon simpati për Karaxhiqin

Në emisionin «Crvena linija» (Vija e kuqe) politologu i njohur nga Zagrebi Davor Gjenero ka braktisur emisionin pasi gazetari serb Zhelko Cvijanoviq kishte relativizuar krimet e Radovan Karaxhiqit. «Me shërbëtorët, përkrahësit e rendeve totalitare dhe kryesit e krimeve të luftës nuk mund të flas», tha Gjenero.

Loja e artistit me kokat që fshehin histori

Intervistë me piktorin Omer Kaleshi: kokat në veprat e tij zënë një vend të posaçëm. Nëpërmjet tyre ai fsheh histori, shpalos dramë e misticizëm. S’janë të vetme, ani pse realizohen në vetminë e piktorit. Karakteri i Kaleshit është portret i shprehjes se liria sjell vetminë. Pa televizor, internet e telefon xhepi. Jeton i vetëm në Paris. I mjaftojnë kokat e pikturave të tij. Së fundi ishte në Prishtinë për të pranuar «Medaljen presidenciale të meritave». Një intervistë mbi një udhëtim jo vetëm artistik nga Gostivari, Stambolli, Parisi deri në Kosovë.

Thaçi: «Ne i kemi cënuar vetëm ligjet e Millosheviqit»

Kryetari i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, i refuzon përsëri akuzat të ketë qenë i përfshirë në krime lufte. Ai i fton partitë opozitare të Kosovës ta përkrahin dialogun me Serbinë. Intervistë për «Die Presse».

«Në një demokraci funksionale Thaçi nuk do të mund të bëhej president»

Politologu nga Universiteti i Vjenës, dr. Vedran Xhihiq, flet ekskluzivisht për «dialogplus» mbi zhvillimet dramatike në skenën politike të Kosovë. Ai thotë se Hashim Thaçi simbolizon të kaluarën, ndërsa Kosovës i duhet një president me aspirata të larta morale dhe etike. Xhihiq thotë se marrëveshja për Bashkësinë e Komunave Serbe ka mjaft kurthe dhe kritikon ashpër BE-në për mungesë strategjie në Kosovë dhe për izolimin e kosovarëve, duke mos ua hequr vizat për vendet e Schengenit.

Kosovës i duhet mobilizim qytetar si në vitet 90-të

Andrea Lorenzo Capussela, autori i librit «Shtetndërtimi në Kosovë: demokracia, korrupsioni dhe BE-ja në Ballkan», botuar në tetor 2015, nga Botimet KOHA, thotë se vetëm mobilizimi shoqëror i ngjashëm me atë të viteve 90-të mund të ndryshojë sistemin e tanishëm politik e ekonomik të kontrolluar nga elita aktuale në krye të vendit.

Pse sulmet e Parisit mund të jenë fillimi i fundit të ISIS-it

Ja pse një ekspert parashikon se «Shtetin Islamik» e pret fundi.

Kadare: «Kosova në UNESCO – Serbia s’mund ta bllokojë»

Intervistë e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare mbi mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në nënorganizatën e OKB-së. Konferenca e Përgjithshme e OKB-së fillon punimet të martën dhe pritet të votojë për Kosovën në ditët në vijim.

«Shumë vlerësime të mia i dedikohen emigrimit»

Agim Sulaj, piktor dhe karikaturist shqiptar në Itali, po e impresionon opinionin e artit dhe të medieve në botë. Lajtmotivi i veprave të tij është emigracioni. Së fundmi, ai ka depërtuar në opinionin zviceran.
-reklamat-

Artikuj të zgjedhur

7,378FansaPëlqeje
174NdjekësNa Ndjek
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.