Dienstag, 24. Januar 2017

Ballë për ballë

Popullizmi i demagogëve djathtistë Papa Françeskut ia kujton kohën e Hitlerit

Kreu i Kishës Katolike e ka krahasuar suksesin e popullistëve me ngjitjen e Hitlerit në pushtet në vitin 1933. Presidentin e ri amerikan Papa dëshiron ta vlerësojë në bazë të veprave që bën.

Historiani gjerman Winkler: «Fjalimi i Trumpit ishte një manifest frikësues i egocentrizmit nacional»

«Një fjalim inaugurues aq dëshpërues të një presidenti amerikan bota nuk e ka përjetuar kurrë. : më 20 janar 2017 mbase mori fund përgjithmonë», thotë historiani gjerman Heinrich August Winkler.

4 orët vendimtare për Jugosllavinë te Genscheri: si e çuam Stipe Mesiqin fshehurazi në...

Biznesmeni slloven Bozho Dimnik flet për mënyrën se si e organizoi takimin e fshehtë, në të cilin kryetari i atëhershëm i Jugosllavisë Stjepan Mesiq e bindi ministrin e Jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher për domosdoshmërinë e njohjes ndërkombëtare të Kroacisë. Këtë vizitë pala serbe nuk arriti ta zbulojë. Ajo ishte shumë e bindur se Perëndimi nuk do të pranonte pavarësinë e republikave jugosllave. Atëbotë ambasador amerikan në Beograd ishte Warren Zimmermann, i cili tha se SHBA-të as për 50 vjet nuk do t’i njohin Slloveninë dhe Kroacinë. Por shumëçka ndryshoi kur një shtet i vogël, pa asnjë lidhje me Ballkanin, e pranoi pavarësinë e Kroacisë.

Trump trondit Europën: «NATO është e panevojshme»

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump e ka quajtur Aleancën Veriatlantike të panevojshme dhe pranimin e refugjatëve nga Angela Merkel një gabim «katastrofal». Detaje ekskluzive nga intervista e Trumpit dhënë gazetës gjermane «Bild», e cila botohet në numrin e së hënës.

Çfarë do të sjellë viti 2017? «Bota është në kaos gjithnjë e më të...

Bisedë me Budimir Lonçarin, ministrin e fundit të punëve të Jashtme të Jugosllavisë - mbi rolin agresiv të Rusisë në politikën botërore, Sirinë e dikurshme liberale dhe pasojat e luftës, kapitalizmin që vetëm gllabëron, krizën e shtresës së mesme dhe botën e Donald Trumpit.

«Serbët po vijnë sërish si hakmarrës»

Intervistë e shkrimtarit shqiptar, Ibrahim Rugova, mbi konfliktin ndërmjet nacionaliteteve në Jugosllavi. Ibrahim Rugova, 44-vjeçar, është profesor i letërsisë në Universitetin e Prishtinës dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Krahinës Autonome të Kosovës, e cila i takon Serbisë. - Botohet me rastin e 70-vjetorit të daljes së revistës gjermane «Der Spiegel», shoqëruar me një shënim mbi revistën e famshme nga Hamburgu.

«Nuk është faji im»

Intervistë ekskluzive me vitin 2016, i cili mallkohet e përbuzet prej të gjithëve.

Valon Behrami: «Më shumë do të më pëlqente jeta në Mitrovicë»

Dikur Valon Behrami ishte refugjat, ndërsa sot ylli i futbollit zviceran flet për gazetën «Tages Anzeiger» mbi mjerimin në kufijtë e Europës, jetën e tij të dikurshme dhe të tanishme, për Mitrovicën nën sundimin e dhunshëm serb dhe hapat e parë në Zvicër.

Bora Qosiq: «Jo, unë nuk jam pajtuar me këtë Serbinë e sotme»

Tragjedia e Ballkanit e viteve ’90 përmendet vetëm në mënyrë sporadike në literaturën bashkëkohore në rajon. Unë ende jam duke e pritur ndonjë ep në lidhje me të, për shkak se ajo është ende një ngjarje e madhe dhe e gjatë, e cila vazhdon dhe e cila duhet të tematizohet siç duhet, thotë shkrimtari i njohur Bora Qosiq në një intervistë për Radio Europa e Lirë.

«Rastësia sundon botën»

George Tabori refuzonte ta quanin regjisor. Ai ishte skenarist, aktor, shkrimtar, përkthyes, dramaturg. Ndër më të mëdhenjtë e shekullit XX. Ka lënë gjurmë artistike në të gjitha skenat e rëndësishme të botës. Me publicisten gjermane Iris Radisch ai i bën një bilanc jetës së tij të kaluar në Budapest, Sofje, Stamboll, Londër, New York, Berlin, Kajro, Palestinë...

Artikuj të zgjedhur

6,603FansaPëlqeje
132NdjekësNa Ndjek
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.