Baladat historike jetojnë paralelisht në dy versione

Prishtinë, 2 shtator – Halil Gashi, një fshatar, i kërkon Beqir Agës, udhëheqësit të provincës, t’ia japë një pjesë toke për ta punuar. Beqir Aga, i cili po ashtu ishte shqiptar që kishte fituar të drejtën të jetë nën shërbimin e fuqisë osmane, pajtohet që t’ia japë një pjesë toke. Por me kushtin që një ditë ai (Halil Gashi) t’ia jap motrën e tij të bukur, syzezën Hajrien, për vetëm tri net.

Halili ndihet shumë i fyer nga ky provokim. Edhe i poshtëruar. Nuk thotë asnjë fjalë, por të nesërmen pinë kafe me Beqir Agën. Derisa pinë kafe ai e nxjerrë alltinë dhe e gjuan atë me dy plumba – një për vete dhe tjetrin për motrën e tij syzezë. E vret për të rifituar nderin e vëllait të ofenduar dhe për të mbrojtur figurën e motrës. Kjo është historia që bart kënga historike «Kënga e Halit Gashit». Këtë përshkrim të këngës e ka përgatitur studiuesja Arbnora Dushi, shkruan sot «Koha Ditore».

Hulumtimin e saj ajo e prezantoi nëpërmjet kumtesës «An Albanian Historical Ballad and the Parallel Existence of its Performances», (Një baladë historike shqiptare dhe ekzistenca paralele e performancave të saj). Kjo ndodh në kuadër të ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare të Baladave që po mbahet në Kosovë.

«Në traditën folklorike të shqipes së folur ‘Kënga e Halit Gashit’ kategorizohet si baladë historike për shkak të figurave historike dhe ngjarjeve historike që i prezanton. Ngjarja ka ndodhur gjatë okupimit nga osmanët në rajon, por vetë kënga na ka mbetur neve në të tashmen dhe vazhdon të jetë aktive si zhanër muzikor dhe pjesë performative», ka thënë Dushi.

Sipas saj, kjo këngë është pjesë e repertorit të muzikës popullore që përcillet me instrumente folklorike, siç janë sharkia dhe çiftelia, por në të njëjtën kohë jeton edhe në kulturën masive, teksa performohet si zhanër i muzikës urbane.

«Të dyja versionet, popullore dhe urbane, vazhdojnë të jetojnë paralelisht. Vazhdojnë t’i kenë fansat e tyre, por gjithashtu në të njëjtën kohë përfaqësojnë nivele të ndryshme sociale dhe kulturore që janë jehonë e komuniteteve të ndryshme sociale dhe kulturore të shoqërisë shqipfolëse në Kosovë dhe Shqipëri», ka thënë Dushi.

Në prezantimin e saj, në sallën e Institutit Albanologjik të Kosovës, për të pranishmit prezantoi në audio dy versione të kësaj kënge. Me këtë rast ajo ka treguar se studiuesit kanë arritur që ta identifikojnë personazhin e Halit Gashit. Aty shkruhej se «ai vinte nga një fshat afër Mitrovicës dhe ishte baba i tre fëmijëve. Motra e tij Hajria ishte martuar me dikë tjetër dhe kishte tre fëmijë. Pesë vjet pas krimit që kishte bërë, Halit Gashi ishte vrarë nga të afërmit e Beqir Agës».

«Ekzistenca paralele e të dyja këtyre tipave të baladave shqiptare nënkupton koherencën e dy poleve kulturore në shoqërinë shqiptare në të njëjtën kohë».

Të martën përveç Dushit u lexuan edhe kumtesa të tjera nga studiues, të cilët janë pjesëmarrës të edicionit të 45-të të Konferencës Ndërkombëtare të Baladave. Mes tyre Thomas A.McKean, Anne Caufirez, Lous Peter Grijp Dias Marques, Ghilyana Dordzhieva, Sandra Joyce etj.