Bajrami: Nuk do të jetë ditë e lehtë

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën në Interaktiv të KTV-së mbrëmë tha se deputetët e kësaj partie do të shkojnë në seancë.




Ajo shtoi se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka provokuar opozitën me deklarata.

«Kontrolli i detajuar do të sjellë tensione nesër sepse secili deputet do ta ketë nga një polic për kontroll», tha Bajrami.

Situata nuk ka zgjidhje në Kuvend, sipas Bajramit, por duhet të ketë marrëveshje politike, transmeton Koha.net.

Ajo shtoi se çdo gjë që do të ndodhë në mbledhjen plenare të së enjtes, përgjegjësia bie mbi kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Bajrami tha se enjtja nuk do të jetë ditë e lehtë.